BallinaBotaINTERVISTA/“Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi mund të rikthehet nga Trump”- Diplomati...

INTERVISTA/“Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi mund të rikthehet nga Trump”- Diplomati amerikan, John Bolton: Paqja në Ballkan duhet të jetë prioritet i

spot_img
spot_img

ROBERT PAPA/ John Bolton shërbeu si ndihmësprokuror i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara për Presidentin Ronald Reagan nga 1985 deri më 1989. Ai shërbeu në Departamentin e Shtetit si ndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare nga 1989 deri në 1993 dhe nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare nga viti 2001 deri më 2005. Ai ishte një avokat i luftës në Irak si drejtor i projektit “Shekulli Amerikan”, i cili favorizonte luftën me Irakun.

Në një intervistë për gazetarin Robert Papa, Bolton foli për administratën e re “Trump”, emrat e nominuar nga presidenti i zgjedhur për postet kyçe dhe atë që pritet të ndodhë. Bolton paralajmëron se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës mund të rikthehet. “Kjo është e mundshme.

Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi, ose në raundin e parë të zgjedhjeve për president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse është qartësisht e pranishme”, – tha Bolton për gazetarin Papa.

Z.ambasador, ku ndryshon besnikëria dhe vasaliteti ndaj Trumpit

John Bolton: Besnikëria është virtyt pozitiv, në përgjithësi ti kërkon njerëz që të punojnë në ekip. Duke pasur besnikëri, ajo reflektohet në një ekip që funksionon, që punon mirë së bashku. Por nuk është kjo, ajo që kërkon Donald Trump. Çdo president pret besnikëri. Njerëz që nuk rrjedhin informacion në media dhe godasin bashkëpunëtorët. Trump kërkon “fealty”, vasalitet mesjetar, në sensin feudal të fjalës. Nuk do njerëz që t’i ofrojnë opinionet e tyre. Do “jesmenë”, njerëz të bindur. Ai do njerëz që të bëjnë atë që thotë dhe kërkon ai. Unë mendoj se nëse njerëzit e tij do të sillen kështu, ai nuk do të shërbehet mirë dhe as vendi nuk do ketë dobi nga kjo sjellje. Një organizëm kompleks modern si qeveria amerikane, nuk duhet të funksionojë kështu. Por, me sa duket, vetëm kjo ka rëndësi për Trump.

Ai pati shumë telefonata me liderë botërorë, Putin, Shi.  A tregon kjo përparësitë e tij?  Ai telefonoi Vuçiç, diçka e rrezikshme për Kosovën…

Nuk është e qartë se kush telefonoi kë. Nga Mar ALago nuk ka dalë asgjë zyrtare. Tashmë, pak javë pas zgjedhjeve, ai do ketë marrë shumë telefonata nga liderë botërorë. Për shembull, me Netanjahun ka folur 3 herë. Po diskutohet telefonata me Putin. Kremlini e ka mohuar, po ashtu edhe i biri, Erik Trump. “Uashington Post” e raportoi telefonatën, por nga Mar A-Lago, asgjë. Kjo është shenjë problemi. Dy liderë vendesh bërthamore nuk bien dakord a folën apo jo me njëritjetrin.

Vuçiç deklaroi se e telefonoi Trump. Është ky një rrezik për Kosovën?

E vështirë të thuash se kush e mori iniciativën për telefonatën. Trump pëlqen të operojë në zona të paqarta. Shpesh është mirë për kundërshtarët tuaj, por keq për miqtë tuaj. Nuk ka shumë rëndësi, por bie dakord që duhet vëzhguar, nuk e mohoj këtë.

Si këshilltar, ju keni qenë i pranishëm në telefonatat e tij. A ishte normale qe Elon Musk, “bashkëpresidenti” të ishte në telefonatën me Zelenskin?

Ai duket në fakt si zv.president, sepse edhe Xhei Di Vens është zhdukur pas zgjedhjeve. Në telefonatat që bëheshin kur unë kam qenë këshilltar i Trumpit, asnjëherë nuk ka pasur të pranishëm individë që nuk ishin punonjës të qeverisë. Kjo ishte procedurë standarde.

Tranzicioni është një periudhë e çuditshme. Ju po vini në pushtet, por nuk jeni ende në pushtet. Por kjo nuk më habit mua. Kujdesi duhet të udhëheqë presidentin e zgjedhur në veprimet e tij, por kujdesi nuk ka qenë kurrë një cilësi e Donald Trump. Por, mund të ketë shkuar edhe kështu: Zelenksi e ka telefonuar, Musk ka qenë në dhomë dhe Trump i ka thënë, “shiko, rri edhe ti këtu”.

Dy nominime Gabbard dhe Gorka. Habitem pse do këta njerëz Trump? Ka zëra si aset rus, njeri mashtrues…

Nominimi i Tusli Gabard është kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Opinionet e saj nuk janë thjesht ekstreme, janë në një sistem tjetër planetar. Nuk i di lidhjet dhe kontaktet e saj. Nuk e di nëse i ka mendimet e veta apo të dikujt tjetër. Mit Ramni, disa nga mendimet e saj për Putinin, i konsideron si nivel tradhtie. Anëtarë të Kongresit i kanë cilësuar si mendime pro Rusisë. Do të ishte normale për emërime të këtij niveli, të kishte një hetim të plotë nga FBI.

Kjo duhet bërë me Gabbard, nuk është persekutim, por një procedurë e zakonshme. Senati mund ta rrëzojë kandidaturën e saj, nëse nuk pranon hetimin nga FBI. Gorka është një pozicion që nuk kërkon konfirmim nga Senati, por për të pasur një Certifikatë Sigurie, duhet një kontroll nga FBI. Ai punoi pak në administratën e parë dhe nuk e di a e mori certifikatën e Sigurisë apo jo.

Ish-vendet komuniste si Shqipëria mendojnë se kur vjen e djathta në pushtet në Amerikë mund të jetë si një frymëzim dhe shpresojnë se Soros do të shkatërrohet. A mendoni si administrata e “Trump” do luftoje Sorosin? Ka ça mesazhe, nominimi te Theari ka qenë partner me Xhorxh Sorosin.

Skot Besent, i nominuar si sekretar i Thesarit në fakt ka bërë miliarda për Sorosin, duke punuar për të. Trump nuk është një personalitet autoritar që kërkon shumë pushtet, por kërkon ta përdorë pushtetin të hakmerret ndaj armiqve të tij. Ai ka mundësi ta ketë Sorosin te kjo listë dhe është një listë e gjatë. Ai do të merret me armiqtë e tij, duke përdorur fuqinë e qeverisë.

Do kemi betejë senatin me Trump? E provoi me prokurorin e përgjithshëm. Por, duket se bëri një hap pas. Si veprohet me emërimet kur senati është i tërhequr? Ju jeni emëruar në atë mënyrë. Bush e ka përdorur 179 herë. A mundet Trump ta urdhërojë kongresin të shpërndahet përkohësisht?

Jo! Ky është një keqlexim i Kushtetutës. Tërheqja është diçka e paramenduar, nuk kanë lidhje situatat e sotme me largësitë dhe vështirësitë e udhëtimit të senatorëve të Amerikës në vitit 1789. Në rastin tim u shfrytëzua se demokratët përdorën, debat pa kufi dhe duheshin 60 vota. “Me 51 – siç me tha, asokohe, Bideni – ti kalon lehtë”. Senatorët republikanë e dinë mirë ndarjen e pushteteve, përgjegjësine e tyre kushtetuese. Kjo që po ndodh me Trump krijon precedent. Më vonë, një president demokrat mund të bëjë të njëjtën gjë. Do ketë shumë manovra në prapaskenë për këto nominime. Ka gjasa që disa nuk do të konfirmohen, por jo shumë. Presidenti fitoi zgjedhjet dhe njerëzit që bien dakord me politikat e tij duhen të konfirmohen. Përveç rastit kur kanë probleme të integritetit ose tregojnë që janë inkompetentë. Vetëm në këto raste, ndërhyn Senati.

Një lajm i mirë nga ardhja e Trumpit lidhur me Iranin. Politikat po spostohen përsëri, apo jo?

Sjelljet e Iranit, me veglat e tij terroriste, me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe kërkimet për të pasur armë bërthamore, tregojnë se është shteti më i rrezikshëm në botë. Nuk dimë hapat e tjera të Izraelit ndaj Hezbollahut, Hamasit dhe Iranit, por pritet që Izraeli të veprojë përsëri. Mbas 20 janarit, e pakta që duhet të bëjë Trumpi, është të ndalojë bllokadën e Hutis në Detin e Kuq dhe kanalin e Suezit. Kjo do të ishte një goditje për fuqinë dhe prestigjin e Iranit. Unë mendoj se Lindja e Mesme është gati për këtë.

Rubio duket zgjidhje e mirë. Ju keni qenë nënsekretar i Departamentit në kohën e Bushit, sa emërime politike ka Departamenti i Shtetit? Afro 250, në mos gaboj, apo jo?

Duke konsideruar sekretarët, ndihmëssekretarët e Shtetit, duke përfshirë edhe ambasadorët nëpër botë, pra emërimet që kalojnë në Senat, janë afro 200 ose 250. Jam i lumtur me emërimin e Rubios, por jam vetëm i shqetësuar se pozicioni i tij ndaj Ukrainës është dobësuar, por Rubio nuk është problem në Ukrainë, Trump është problemi.

A mendoni se shkëmbimi i tokave në Kosovë mund të kthehet përsëri pas angazhimit të Grenel? A shikoni ndonjë rrezik aty?

Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve për president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse është qartësisht e pranishme. Çfarëdo gjëje që mund të bëjmë, që sjell zgjidhje – nuk po them të sforcojmë diçka ndaj askujt – por nëse është diçka që i sjell dobi të gjithëve, siç është rasti i emrit të Maqedonisë që sot quhet Maqedonia e Veriut, pra nëse ka mundësi të sjellim zgjidhje të mira për të gjithë, mendoj që duhet të jetë prioritet i Amerikës për të gjetur në mirëbesim rrugë për mbyllje të konflikteve. Të gjithë të ndërrojnë fletën, të flasin më shumë për anëtarësim në NATO, në BE. Stabiliteti në Ballkan do të ishte i mirë për të gjithë. Nuk po them me çdo kusht, por është diçka që duhet mbajtur parasysh

. Çdo ngjasë më NATO-n? Ai nuk po flet shumë rreth kësaj, por njerëzit afër tij si Vance, Grenel janë të butë ndaj NATO-s

Nominimi i tij për ambasador në NATO, Mat Uitejkër, një avokat që ka punuar në Departamentin e Drejtësisë, nuk ka asnjë përvojë në politikën e jashtme. Ky është një emërim tipik për Trump. Nuk kam asnjë dyshim se çfarë do që të thotë Trump, ai nuk do të ankohet, të kundërshtojë ose t’i thotë, zoti President. Çfarë do të thotë kjo? Ai do ketë një linje direkte me Trump. Nëse Trump do të dojë ta dobësojë NATO-n, ai do të ketë njeriun e duhur për ta bërë këtë.

Çdo ngjasë me mbrojtjen tuaj nga kërcënimet e Iranit?

Kërcënimi i Iranit vazhdon. FBI zbuloi një plan ndaj Trumpit, gjithashtu Irani është aktiv edhe në Europë. Bashkë me Rusinë, ata po ndërmarrin sabotime. Ky është normaliteti i ri tani.

A mendon se GOP ka ndryshuar shumë. Më shume si dinasti se sa presidencial. Nuk shikoj neo-konsat apo më duhet të pres 4 vjet?

Trump përbën një devijim, e kam menduar gjithnjë. Ai ka pasur një impakt, por nuk kemi një filozofi të njohur si “Trampizëm”, maksimumi një model, një rrugë sjelljeje. Mendoj se mbështetja për Partinë Republikane është rritur anembanë Shteteve të Bashkuara. Gjatë fushatës Trump dhe shumë kandidatë republikanë morën shumë vota nga hispanikët dhe nga afrikano-amerikanët. Kjo është shumë inkurajuese për partinë. Ai mund të jetë president i zgjedhur, por gjithashtu është një president në ikje sepse nuk mund të zgjidhet më. Ndikimi i tij do fillojë të zbehet dhe do shikojmë se çfarë vjen pas, por beteja për shpirtin e partisë vazhdon.

Mendoni se tjetri do jete DeSantis apo Vance? Jemi njësoj kur iku Karter, mbase do të kemi republikanet për 12 vjet, apo jo?

Do kemi një betejë të madhe për nominimin e vitit 2028. Vance është në pozicion të mirë. Si zëvendëspresident, ai do të marrë shumë vëmendje për 4 vjet. Por, në vitin 2028 mund të kemi një fushë me të gjerë se sa më 2024 dhe 2016. 4 vjet është një kohë e gjatë, do të shikojmë.

Ndonjë plan të vizitoni Shqipërinë, kemi shume iranianë atje.

Vitin e ardhshëm kam në plan të vizitoj shumë vende në Europë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular