Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Zhupan të Fierit.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale M.I dyshohet se është vetë varur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi M. I., rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Një tjetër rast i ngjashëm u regjistrua gjithashtu në vendin tonë ditën e sotme, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e gjumit në lagjen nr 13 në Durrës.
26-vjeçarja jetonte në një apartament me qira ditore në Durrës. Apartamenti ishte në pronësi të një shtetaseje çeke.
Burime nga policia bënë të ditur se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.
Gruaja mësohet se ka qenë në proces divorci me bashkëshortin e saj. Po ashtu, policia tha se “nga letra dukej qe ishte ne gjendje te renduar psikologjike”.
Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën kur ka kryer aktin.
Trupi u gjet nga pronarja e banesës që kishte marrë me qira, një shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.