BallinaKronikeFOTO/Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, reagon motra e shqiptarit që...

FOTO/Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, reagon motra e shqiptarit që humbi jetën në Florida: Na shkatërroi familjen

spot_img
spot_img

Një ngjarje tragjike ndodhi në Florida të SHBA-së, ku një grua vrau bashkëshortin e saj dhe më pas veten.

Sabrina Krasniqi i mori jetën me një armë partnerit të saj, Pajtim Krasniqi dhe më pas qëlloi dhe veten.

Motra e 34-vjeçarit shqiptar, Albana Krasniqi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku postonte një foto të vëllait të saj të ndjerë, teska shkruante se bashkëshortja e tij i shkatërroi familjen.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij.

Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular