Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht.
![zjarr](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2024/11/zjarr1.jpg)
Ngjarja ka ndodhur në Shullaz të Kurbinit, ndërsa sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.