Nga Halil Teodori
Nje pergjigje per te gjithe ata qe po komentojne lidhur me prononcimin tim per Alexandrin e Madh.
ILIRIDA, KRYEQENDRA E DARDANISË (SOT MAQEDONIA E VERIUT )
Në bazë të të dhënave që janë raportuar 100 vjet më herët rezulton se popullsia e Iliridës ose Maqedonisë së veriut, përbëhej nëntëdhjetë përqind nga shqiptarët. Dyndjet sllave në gadishullin ilirk kanë fillur që në shekullin e pestë. Emërtimi “Maqedoni” i kësaj treve është vendosur në kohën e pushtimit të Perandorisë Bullgare, në mes të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të tetë. Bullgaria, u stimulua si perandori e ndërtuar artificialisht për të shkatërruar identitetin kombëtar të ilirve. Si e gjithë Iliria që u pushtua nga shekulli XV nga Perendoria Turke dhe Ilirida, deri në vitin 1912, ka qenë pjesë e kësaj perandorie. Luftërat Ballkanike në vitet 1912-1913 përforcuan emrin “Maqedoni” dhe e ndanë Iliridën (Maqedoninë) midis Serbisë (ish Jugosllavia), Greqisë dhe Bullgarisë. Vetëm Ilirida është ndarë në disa kantone, Maqedonia e Veriut, Selaniku, Dibra, Blagoevgrada, i pa nevojshëm ky copëtim. Po kështu Dardania e cila përfshinte edhe Iliridën është ndarë në disa kantone të vogla si: Kosova, Nishi, Sanxhaku, Lugina, Dibra, (Luma, Tropoja), Maqedonia e Veriut, Selaniku, Blagoevgrad. Maqedonia greke mbulon rreth 13.370 milje katrore dhe ka një popullsi prej rreth 2 milion banorë. Pjesa më e madhe e Iliridës (Maqedonisë) greke është një fushë, e ujitur nga lumenjtë Axios, Strymon dhe Nestos. Kryeqyteti ose e thënë ndryshe kryeqendra e saj është Selaniku. Ilirida (Maqedonia) e sotme, ishte një nga gjashtë “republikat” e Jugosllavisë dhe mbulon 10,230 milje katrorë dhe ka një popullsi prej rreth 2.5 milion banorë. Ilirida që mbulohet nga shteti bullgar mbulon rreth 1.500 milje katrore dhe ka një popullsi prej rreth 3.6 milion. Kryeqendra e saj është Blagoevgrad. Ilirida ishte kryeqendra e dardanisë dhe shtrihej në fushën e Virgjinas si dhe rreth një mali që sot padrejtësisht njihet si Olimpi sepse olimpi nuk është ai mal P4, (2). Pelogania, Lyncestic, Orest, Elemiotis shtriheshin në këto treva me prejardhje pellazge. Ilira-Dardanët, 500 vjet p.e.s., kishin vendosur që të ndërtonin një shtet demokratik mbështetur në ligje dhe sipas një asambleje të dalë nga zgjedhje të përgjitshme popullore me përfaqësues nga të gjitha trevat. Deri në atë periudhë ishte bërë zakon që popullsia pellazgo-ilire të jetonte në përshtatje me urdhërat e drejtuesve vendorë dhe kaq. Ilirët menduan se si të bënin të mundur ndryshimin e rregullave të drejtimit dhe mënyrës së administrimit nga drejtusit e zgjedhur me votë popullore. Midis ilirve në të gjitha trevat është folur e njëta gjuhë por ka patur dialekte në komunikim. Gjuha e shqiptarve është gjuha e Homerit e cila është shkruar 4000-3500 vjet p.e.s. Filozofia pellazgo-ilire përbënte që në ata kohë boshtin e shtetit të së drejtës. Dardania si dhe e gjithë shqipëria veriore është e njohur për gjuhën e saj në të folur. Kjo ka bërë që të tjerët të na akuzojnë për strung pronunciation. Aleksandri u lind dhe u rrit në një familje mbretërore ilire, me begraund pellazg, ku ndiqte traditën duke trajtuar histori të mirëfillta mbretërore të cilat shkonin deri te filozofi i madh pellazg Homeri. Herodotus, një “historian” i cili është cilësuar si një nga manipuluesit më të mëdhenj të historisë ka thënë se: gjatë kontrollit dhe mbledhjes së të dhënave në këtë zonë të Dardanisë, nuk ka shenja mbretërie. Pra, sipas tij, Perandoria Ilire një nga perandoritë më të mëdhaja në historinë e njerëzimit, nuk ekzistonte. Unë personalisht shpreh dyshime në se ka ekzistuar ose jo, ky historian.
Marre nga Libri
ALEXANDRI I MADH, PERANDORI ILIR QE KRIJOI PERENDORINE E PARE TE VERTETE, UNIVERSALE, AKTUALISHT NJE VIZIONAR MAHNITES I DOMINIMIT TE BOTES.