BallinaOP EDVlora e historisë dhe besës politike: Qyteti që Rilindja vrau me fasadë

Vlora e historisë dhe besës politike: Qyteti që Rilindja vrau me fasadë

spot_img
spot_img

Nga Pranvera SHEHAJ

Nuk është e para herë që shkruaj për Vlorën, qytetin i cili përtej përkatësisë më ka dhënë e më jepshumëçka. Për gjithçka çmohem e gjykohem i detyrohem asaj, për gjithçka kritikohem e lëvdohem idetyrohem asaj. Vlora nuk ka qenë kurrë shaka në kontekstin historik dhe politik. Ka ndëshkuar pamëshirë dhe ka shpërblyer pa u kursyer duke reflektuar një dualizëm dhe kontrast të frikshëm që e bën atë të paparashikueshme në qëndrim dhe reagim. Nuk njoh revoltë që ka lënë gjurmë e hije nëhistorinë e Shqipërisë ku nuk është përfshirë në protagonizëm Vlora. Ndër të shumta veçori që do tëmund të listoja duke e imagjinuar si një korpus i gjallë, zgjedh ta quaj: korpus rebel dhe ekstremist sinë pro edhe në kundër, krenare në besnikëri qoftë edhe kur kjo është e gabuar, qyteti pa nervin etë cilit asgjë nuk mjafton për të lindur për Shqipërinë një ditë ndryshe nga ajo dje.

Vlorado të jetë në këtë shkrim jo qyteti im, por etaloni i një bilanci 11 vjeçar në zonën e rehatisë së socialistëve. Në të dua të kuptojmë dy aspekte: 1.) Cilat janë vetëm disa nga të vërtetat që errëson fasada e një propagande 11 vjeçare? 2.) Pesë boshte nga mund të nisë zgjidhja.

Do të lexoni gjatë për një qytet që ndoshta ju përket a ndoshta pak njihni, por për hyrje mjafton të them se pesimizmi që më shoqëronte teksa listoja vetëm disa nga anët e errëta që fsheh qyteti i syve blu të deteve me male krenarë rrethuar, mendoja: Duke e patur bastion të tyre, ata e dinë mirë se Vlora nuk reagon kurrë me votë kundër. Vlonjatët, në historikun e zgjedhjeve, reagojnë vetëm me braktisje të kutive të votimit dhe indiferencë tronditëse, shpesh e përkthyer si arrogancë. Ky fakt, fituesit e këtij bastioni i rehaton në dhënien e një shpërblimi për besnikërinë, si ai që vetëm të majtët mund të japin!

  1. Vetëm disa nga të vërtetat që errëson propaganda 11 vjeçare e Rilindjes për Vlorën

Demografi

Duke dakordësuar besueshmërinë në rezultatet e Census-it të zhvilluar në vitin 2023, numri i popullsisë në Vlorë ka rënë me rreth 21 mijë banorë duke u renditur qyteti i katërt pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit për rënien e popullsisë. Braktisja e qytetit për t’u zhvendosur drejt Tiranës ose për t‘u larguar nga Shqipëria reflekton shifrat në shkallë vendi me rreth 80% të të rinjve të moshës 18 deri 35 vjeç që largohen për arsye vetëm të mungesës së perspektivës ekonomike. Pesimizmi për ndërtimin jo vetëm të jetës ekonomike dhe profesionale, por edhe të familjes, reflektohet në të dhënat e fundit të Instat për vitin 2024, ku Vlora renditet e para për rënien e lindshmërisë, e ku tkurrja rezulton me rreth 16%,  më shumë se 3 herë më e madhe se rënia e lindjeve në shkallë vendi me 5.1%.

Arsim

Zbrazja dëshpëruese deri në mbyllje e katedrave dhe bankave të shkollave 9-vjeçare të fshatrave të Vlorës, të rrënuara në godina që jehojnë nga boshësia shpesh me jo më shumë se 3 nxënës, është realitet faktik. Prej fshatrave drejt Vlorës, degradimi i arsimit reflektohet në tkurrjen ekstreme të regjistrimit të të rinjve në “Universitetin e Vlorës”. Universiteti i dytë më i madh në vend 10 vite më parë, në 5 vitet e fundit përjetoi dhe përjeton një rënie të numrit të studentëve me 29.3%.

Infrastrukturë

Vlora e reflekton më së shumti kaosin infrastrukturor gjatë sezonit turistik, kur dalin në pah rrugët e ngushta (etalon kaosi bulevardi “Ismail Qemali”) dhe pa plan, mungesa e vendeve të parkimit, andrrimi i rrugëve gjatë sezonit turistik dhe zëvendësimi i rrethrrotullimeve e shesheve (tek Bashkia Vlorë dhe Sheshi i Flamurit) me objekte betoni të paidentifikuara qoftë edhe në simbolikë. Objekti i betonit i vendosur përpara Bashkisë krahas bllokimit në qarkullim, ka vështirësuar aksesin e qytetarëve në Spitalin Rajonal. Së dyti, Bypassi i Vlorës, si emblemë e standardit infrastrukturor të qeverisjes së Rilindjes përveçse u andrrua disa herë në vetëm dy vite, një investim prej 56 milion euro, i menduar për zhbllokimin e trafikut, u bllokua nga dherat në përmbytjen e Vlorës më 4 tetor, duke rikonfirmuar njëherazi se çarja mes për mes e “Shashicës” mbeti dhe mbetet një nga shkaqet e vërshimit të ujit në qytet. Përmbytja e datës 4 Tetor ishte demaskimi që natyra i bëri investimeve për qëllime elektorale dhe fasadë, kombinuar me harresën për pastrimin e kolekorit të ujërave të larta. Së treti, në vitin 2024 qyteti bregdetar u dëgjua për një tjetër kontrast absurd: për rritjen e tarifave të ujit për familjarët që do të shërbeheshin nga ujësjellës-kanalizimi me 33% prej shkurtit 2024, si pjesë e reformës së bashkimit të ujësjellësve, dhe skandalit të lënies pa ujë të pijshëm për disa ditë me radhë në qershor 2024 si pasojë e degradimit të rrjetit të ujësjellësit. Së katërti, gangren që hedh metastaza çdo vit ështëbetonizimi. Sot, Vlora është qyteti me më shumë banesa të mbetura bosh në Shqipëri, plot 51% e totalit të banesave të qytetit, sipas Census-it rezultojnë bosh.

Katastrofat mjedisore dhe veprat korruptive

Më 2023, gjithë sezoni turistik (korrik-shtator) u shoqërua nga zjarre të njëpasnjëshme në pikën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen “Kushtrimi” Vlorë. Në një mbytësi karboni që nxiu qytetin e që as dy detet nuk e zbardhnin, përveç se mbylli brenda banesave qytetarë e turistë, reja skëterr e tymit veniti sytë blu të Vlorës për muaj me radhë. Zgjidhja që ofroi kryetari aktual i bashkisë Vlorë në 24 Korrik të vitit 2023, ishte vënia në punë e landfillit të ri të supozuar të ndërtuar në Sherishtë. Megjithatë, ishte viti 2020 kur u shpall kompania fituese për tenderin e landfillit, por që prej sekuestrimit të saj me urdhër të GJKKO, si kompani e lidhur me skandalin e inceneratorëve, heshtja është përgjigjja e vetme që kanë instancat lidhur me këtë problem. Së dyti, në zonën e Orikumit, në të dalë të Bypass-it të Vlorësanës rruges, 4800 m² tokë e mbuluar nga plehrat të cilat vazhdojnë të hidhen aty me gjithë premtimet e Kryebashkiakut, Ministres së Turizmit dhe vetë Kryeministrit për akomodimin e tyre.Së treti, bregdeti i rrallë ende nuk ka mundur të lirojë frymën nga kanalet e ujërave të zeza që derdhen në det. Zonat të cilat kanë ndotjen më të madhe si rrjedhojë e kanaleve të ujërave të zeza janë plazhi i Zvërnecit (mbi 5 kanale të ujërave të zeza derdhën në det), zona e Plazhit të vjetër (4 kanale të ujërave të zeza si dhe një i ujërave të bardha të ndotura) si dhe në shëtitoren “Lungomare” (3 kanale të ujërave të zeza) në pjesën e fillimit të saj siç është kanali i Siavit si dhe përballë “Ish Akademisë së Marinës”.

Aeroporti i Vlorës dhe TEC-et lundrues: çfarë i bashkon?

Nëse i kthehemi viteve 2022- 2023, retorika kryesore e Kryeministrit vërtitej në dy tematika: turizmi potencialisht në rritje dhe kriza energjitike në Europë. Për turizmin zgjidhja ishte gjetur që në 2019: në një nga zonat natyrore më të pasura të Shqipërisë do të ndërtohej një aeroport. Për energjinë zgjodhëm që megjithëse kemi një TEC ekzistues në Vlorë, të sjellim dy anije që supozohej të prodhonin energji të mjaftueshme për të përballuar krizën (ata që i kanë mirë raportet me kujtesën, e mbajnë mend edhe qëndrimin e ambasadores Kim lidhur me këtë cështje). Në të dyja rastet viktima do të ishte Vlora. Megjithatë nuk është vetëm vendndodhja që i bashkon këto dy investime, se fatkeqësisht Vlora ka parë shumë e më shumë, por shqetësues është fakti se të dyja bashkohen në dritëhijet korruptive që mbartin dhe në pasojat që mund t’i sjellin mjedisit. Nga njëra anë është aeroporti, koncesionin e të cilit tanimë e zotëron plotësisht një biznesmen kosovar, pasi bleu me një cmim qesharak një pjesë të aksioneve të shoqërisë turke pjesë të koncesionit-ortake. Nga ana tjetër, kur i kthehemi TEC-eve lundruese, nuk mund të anashkalohet fakti se kompania që i zotëron, rezulton ‘offshore’, e regjistruar në Delaware, shtet i dëgjuar dhe për kompani të tjera që kanë në dorë koncesione të rëndësishme në vend. Sa i përket impaktit që do të kenë në mjedis këto dy investime, Konventa e Bernës ka kërkuar ndalimin e punimeve për aeroportin: ndotje, shkatërrim i ekosistemit dhe të tjerë faktorë që pas disa vitesh mund të kthehen në probleme serioze për Vlorën dhe shëndetin e qytetarëve.

Vlora, qyteti që jeton 3 muaj dhe vegjeton 9 të tjerë: Turizëm vs Papunësi

Vështirë sot të gjendet një sipërmarrës i qytetit të Vlorës, i madh a i vogël qoftë ai, i cili nuk do të shprehë pakënaqësi për gjendjen e qytetit gjatë muajve të dimrit. Nëse në periudhën e sezonit turistik një pjesë e mirë e punonjësve janë të punësuar në sektorë të ndryshëm privatë, kryesisht shërbime, gjatë dimrit të njëjtët punonjës shpesh enden qytetit pa punë, në pritje që natyra të shpejtojë ciklin për t’u rikthyer në punë. Arsyeja kryesore është fakti se gjatë dimrit, Vlora përballet me një vakuum njerëzish dhe mundësish. Së paku në vitet 2017, 2018, 2019, 2020 dhe 2021, qyteti me potencialin më të lartë turistik dhe me portin e dytë më të madh në vend, pati më shumë të papunë në raport me forcën aktive për punë se në çdo qark tjetër në Shqipëri, ku rreth 1 në 5 persona ishin të papunë sipas të dhënave të Instat.

  1. Pesë boshte nga mund të nisë zgjidhja

Së pari, i paraprijmë kundërargumentit të pushtetit: “këto probleme nuk filluan në 2013”. E vërtetë, këto probleme nuk filluan në 2013, madje gjasat janë të kenë qenë aty qysh prej qindra viteve histori të Vlorës. Por, politikat e gabuara ishin ato që e vështirësuan daljen nga situata të tilla. Reforma administrative e 2014, në vend që të lehtësonte raportin qytetar-bashki, në rastin e Vlorës e vështirësoi atë, duke i ngarkuar bashkisë së Vlorës përgjegjësi territoriale të zgjeruara, duke i shtuar fshatra e duke shkuar në marrëzinë e administrimit edhe të Orikumit e disa ish-komunave të rëndësishme. Zmadhimi i territoreve të bashkisë me qëllim uljen e kostove, ka sjellë jo vetëm vështirësi në aksesin e qytetarit te qeverisja vendore, por edhe uljen e vëmendjes së bashkisë lidhur me problematika të caktuara në pamundësi për t’i kushtuar kohën e duhur zgjidhjes së problemeve. Prandaj, është thelbësore nevoja për rishqyrtimin e ndarjes administrative: bashki më e vogël do të thotë vëmendje e shtuar.

Së dyti, rënia e popullsisë është fenomen i hasur kudo në Shqipëri, por nuk gjej rast të dytë të ngjashëm me Vlorën për sa i përket braktisjes së qytetit nga të rinjtë dhe numrit gjithnjë e në rënie të studentëve që zgjedhin Universitetin e qytetit. Në fakt, kur kujton se para pak muajsh, në zgjedhjet për rektoratin dhe drejtuesit e tjerë të universitetit që para disa vitesh punonte fort për të marrë vendin e parë për cilësinë e mësimdhënies në Shqipëri, kutia e votimit mbante në të logon e Partisë Socialiste, nuk mund të mos e vësh në dyshim efikasitetin dhe seriozitetin e institucionit në fjalë. Eshtë ulëritëse nevoja që ka jo vetëm universiteti, por edhe institucionet e tjera arsimore për t’u depolitizuar, hapi i parë i duhur për t’u ndërmarrë ky, si nisje e një vale ndryshimesh që do të rikthenin zërat e të rinjve rrugëve gri të qytetit.

Së treti, si përgjigje ndaj problemeve demografike pushteti ka zgjedhur deri më sot të ketë investimet në fasadë, por koha kërkon të vihet dorë mbi cdo plagë të qytetit, duke aplikuar zgjidhje konkrete dhe politika nëpërmjet të cilave të rinjtë të nxiten të jetojnë e investojnë në Vlorë. Investimi në politika fiskale do të ishte një alternativë e cila mund të ishte hapi i parë i zgjidhjes së problemit. Zerimi i taksave për bizneset e reja së paku në dy vitet e para, mundësia e dhënies së kredive pa interes me destinacion hapjen e një biznesi për një fashë të caktuar moshe (18 – 35 vjeç) apo edhe lehtësimi i bizneseve nga taksat gjatë periudhës së dimrit do të ishin hapa të ndërmarra për uljen e rrjedhjes demografike e do të vlenin si ndërhyrje efektive për jetëzimin e bizneseve gjatë dimrit.

Së katërti, për betonizimin, është jetike nevoja e një memorandumi që do të ndalonte ngritjen e ndërtesave të reja për një periudhë jo të shkurtër kohe, me qëllim evitimin e zaptimit të cdo hapësire nga duar të dyshimta që mesa duket dinë të ndërtojnë e jo të shesin e zhvillojnë. Vetëm nëpërmjet përcaktimit të rregullave strikte parandaluese, qytetit mund të fillojë të rimarrë identitetin e tij pasi të kuptohet se jeta ekonomike është e pandikuar nga betonizimi në kushtet demografike dhe sociale në të cilat ndodhet.

Së fundmi, ndoshta pika e kthesës së vërtetë duhet të fillojë atje ku kush më shumë se vlonjatët do ta kishte të vështirë ta bënte: kapërcimin e vetvetes. Koha i kërkon vlonjatëve të harrojnë zotimet e tyre për të heshtur dhe pranuar fatin se nuk ka zgjidhje tjetër më të mirë, por të ndërgjegjësohen se qyteti i tyre nuk është laborator eksperimental, as karamele për t‘u shijuar me copa nga kush i ka hedhur sevdanë andej matanë. Rritja e ndërgjegjes politike dhe fillimi i një ‘katarsisi’ ku të kuptohet se janë injorimi i fakteve dhe pandëshkueshmëria me votë e padrejtësive dy faktorët kryesorë nga të cilat buron cdo gabim/faj i bërë vitet e fundit. Ka ardhur koha që e vërteta të shihet në sy, me gjithë egon që herë-herë superon gjykimin racional të vlonjatit, i cili bindjen vështirë se e ndryshon. Prej këtu nisrrugëdaljapër rikthimin e qytetit në vlerë dhe përmbajtje, deri sa Vlora të jetë ajo që kërkon historia, qyteti për të cilin jo rrallë herë krenarë rrahim gjoksin dhe tregojmë se vijmë.

Artikull në kuadër të projektit “Laboratori i Ideve”, Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular