BallinaEkonomiBuxheti 2025/Anila Denaj: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Buxheti 2025/Anila Denaj: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural

spot_img
spot_img

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi në seancën plenare buxhetin për vitin 2025 për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Gjatë fjalës së saj Denaj, vuri theksin te transformimi rrënjësor i ekonomisë bujqësore në dekadën e fundit dhe rritja e konsiderueshme buxhetore për bujqësinë.
Ministrja Denaj theksoi se buxheti total për bujqësinë për vitin 2025 arrin në 14.7 miliardë lekë, nga 6.8 miliardë lekë në vitin 2013 duke shënuar një rritje me 2.2 herë, duke vijuar se numri i përfituesve është rritur nga 5593 fermerë në vitin 2013, në 65 mijë fermerë në 2023 dhe presim në vitin 2025, 70 mijë përfitues.
Programi kryesor i buxhetit të vitit 2025 është ai i mbështetjes së subvencioneve të drejtëpërdrejta të fermerëve me 4.4 miliardë lekë, i ndjekur nga investimet në ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet i cili arrin vlerën 2.9 miliardë lekë dhe programi i sigurisë ushqimore me 2.6 miliardë lekë.

Fjala e plotë e Ministres Denaj në Kuvend për miratimin e buxhetit të vitit 2025

Të flasësh për buxhetin e bujqësisë nuk mund të mohosh transformimin rrënjësor që ka ndodhur në ekonominë bujqësore në këto 10 vitet e fundit, e po ashtu është e rëndësishmë të flasësh edhe për zhvillimin e fondeve buxhetore në 10 vitet e fundit duke marrë parasysh mbi çfarë baze kemi nisur rritjen e qenësishme të këtyre fondeve buxhetore, e prandaj bëhet krahasimi. Janë tre elementë shumë të rëndësishëm që do t’i marr në referencë për këtë, me shifra.

Buxheti total në vitin 2013 ka qenë vetëm 6.8 miliardë lekë, ndërsa buxheti në vitin 2025 është 14.7 miliardë lekë ose 2,2 herë më shumë, janë 5593 përfitues. Po flasim për bazën, pastaj shkojmë tek krahasimet, por në qoftë se e marrim në bazë 5593 përfitues në 2013 dhe vetëm në fund të 2023, atë faktikun, kemi 65 000 përfitues dhe presim në vitin 2025, 70 000 përfitues. Sigurisht, kjo është një diferencë e konsiderueshme, e nisur nga një bazë shumë e ulët. 927 milion lekë ka qenë buxheti i subvencioneve në 2017, e po ta marrim me kursin e asaj kohe, nuk po e llogaris në miliardë apo miliona, po di të them, që është 5 herë më i madh në vitin 2024 dhe atë të trajtuar në 2025 duke arritur një shumë me 4.4 miliardë lekë.

Të flasim për eksportet, të cilat në vitin 2013 kanë qenë të regjistruara në 140 milion euro dhe sot në vitin 2023 janë të paktën 530 milion euro të projektuara për të shkuar në gati 1

miliardë $ në vitin 2030. Në qoftë se flasim për eksportin e këtij viti në periudhën janar – shtator kemi një rritje në sasi me gati 19% dhe vetëm në vendet e Bashkimit Evropian me 22%, që vjen si tregues jo vetëm i rritjes së eksporteve edhe në vitin korrent që flasim, por edhe për faktin që vendet e BE-së kjo është një rritje edhe më e qenësishme, që flet edhe për cilësinë e këtyre produkteve.

E sigurisht, këto ndryshime nuk mund të vinin vetëm me mbështetje buxhetore të drejtëpërdrejtë, por edhe me mbështetjen e IPARD-it. IPARD II në veçanti është një ndihmë jo vetëm financiare, me një buxhet të konsideruar, por mbi të gjitha është mënyra se si biznesi në sektorin e bujqësisë ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si organizonte grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e për të rritur këto shifra të eksportit.

Janë 540 investime të IPARD, në çdo cep të Shqipërisë, të cilat janë aty faktike. E unë nuk do të rri pa përmendur disa prej tyre. Janë 73 investime në serra duke e bërë të mundur rritjen e sipërfaqes në hektarë të serrave me gati dyfish nga 1000 ha që ka qenë në 2016 në 2020 ha të mbjellë serra në 2023, kryesisht në Divjakë, Berat, Fier e Lushnje. Janë realizuar 137 investime në mekanikë bujqësore, flasim për investim të rëndësishëm, i cili duhet të vazhdoj në frymë edhe të mbështetjes buxhetore qoftë ajo e drejtëpërdrejtë apo me fondet e IPARD III në vijim.

Prodhimet bujqësore sot grumbullohen dhe seleksionohen në 72 pika grumbullimi falë IPARD II, janë 80 investime të programit të sipërmarrjes agroturistike, të cilat sot kanë mundësi jo vetëm të harmonizimit të sektorëve në bujqësi dhe turizëm, por mbi të gjitha të ndërlidhjes të asaj që është ekonomi rurale nëpërmjet asaj që është zinxhir vlere.

Sot një agroturizëm kontribuon ose mbledh rreth vetes atë që nuk e bëjmë dot me Skemën Kombëtare, bashkimin e operatorëve, pasi mbledh rreth vetes 11 ha tokë të punuar dhe 22 familje dhe angazhon më shumë se 50% të të rinjve në zonat rurale dhe më shumë se 70% të grave. E kjo është arsyeja, pse në programin tonë të qeverisjes në mandatin e katërt kemi parashikuar një rritje eksponenciale të agroturizmeve të certefikuar, të cilët sot nga 160 parashikojmë të shkojmë në 1000 agroturizme në 2030 për të krijuar këtë dinamizëm në zonat malore rurale.

Jamë 46 investime dhe kantina vere dhe nuk mund të mohojmë cilësinë e verës shqiptare falë këtyre investimeve të IPARD II, të cilat janë duke marrë çdo vit çmime ndërkombëtare. Janë 34 investime në stalla, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rritjen e madhësisë së skemës, së strukturës së stallave. Sot që flasim 36% e ndërmarrjeve blegtorale kanë 1-5 lopë dhe është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i atyre fermave, të cilat janë me mbi 50 krerë. Kjo është arsyeja se pse ne nxisim në skemat kombëtare një numër të konsiderueshëm të krerëve për të realizuar pikërisht ekonomi shkalle.

Programi ka kontribuar në 40 fabrika përpunimi agroushqimore dhe janë 31 investime të mbështetura për prodhimin e eficiencës e njëkohësisht nuk mund të lë pa përmendur skemën më të fundit të investimeve, atë që sapo lançuam në fund të muajit shtator. Në një periudhë 30 shtator – 8 nëntor, ku për herë të parë në një periudhë kaq të shkurtër përftuam 404 këresa për një fond prej 15 milion euro.

Këtë vit ishte qeveria shqiptare që e vuri në dispozicion këtë fond investimesh dhe janë 307 kërkesa për mekanikë bujqësore, 49 kërkesa për ndërtim të stabilimenteve të kafshëve dhe shpendëve, 26 kërkesa për ndërtime të reja në serra dhe 16 kërkesa për rrjeta antibreshër pikërisht, për të adresuar disa nga kërkesat e parafolsit.

Sigurisht, jemi të angazhuar që këtë proces të rishikimit të kërkesës për dokumentacion ta realizojmë brenda muajit nëntor, që të mundësojmë fondin që qeveria shqiptare dha në gusht të këtij viti për të disbursuar grantin e kësaj skeme me një vlerë prej 5 milion euro brenda muajit dhjetor, e për të vazhuar në vitin 2025 me disbursimin e plotë të të gjithë kërkesave e duke shpresuar që të gjitha kërkesat të kenë ardhur me dokumentacionin e duhur.

Projektbuxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Bujqësisë është planifikuar në total 14.7 mld lekë, 4% më i lartë se viti 2024.

Programi kryesor është ai i mbështetjes së subvencioneve të drejtëpërdrejta dhe po janë subvencione të drejtëpërdrejta. Ato shkojnë në llogaritë e fermerëve dhe shkojnë si në raport me shpërndarjen e skemës lekë për krerë dhe jo lekë për litër, kjo është diferenca mes direktivës dhe ndjekjes për frymë të direktivës që jep Ministria e Bujqësisë, sikurse edhe skema e naftës që disbursohet në llogaritë e fermerëve dhe në asnjë llogari tjetër. Pagesa direkte në blegtori përbëjnë gati 50% duke përfshirë edhe atë të skemës së naftës për të gjithë ata që janë të angazhuar, por pyetja që do të shtrohej nga të gjithë të cilët e njohin bujqësinë në formën e deputetit apo në formën e ministrit apo të një lidhjeje tjetër do të ishtë pse nuk ka rendiment pikërisht kjo skemë e drejtëpërdrejtë në sektorin e blegtorisë, sepse fermat tona janë të vogla. E njëjta është edhe problematika në raport me bujqësinë ku fragmentizimi i lartë i tokës ai ku mesatarja për prim është 1.1 ha për fermë pengon mekanizimin, bashkimi i operatorëve edhe pse një hap përpara këtë vit me 322 grupe nuk është një histori suksesi ende, pasi të gjithë nuk arrijnë të diferencojnë kooperativën nga bashkimi i interesit për treg dhe për të marrë subvencione.

Sot në vitin 2024 ne kemi paguar 100% të masës të gjithë anëtarë e të gjithë grupeve të bashkimit të operatorëve në 322 grupe që u krijuan dhe ishte një nxitje pavarësisht se nuk u kërkua bashkim asetesh apo bashkim pronash, por vetëm bashkim interesi për të shkuar në të njëjtin treg.

Sigurisht është e rëndësishme që drejt 2030 ne të shkojmë drejt një skeme subvencionesh, e cila përafron me direktivën e BE-së për të marrë sa më shumë për cdo euro që vendos buxheti i shtetit. E në këtë frymë zgjerimi i mbulimit, rritje e numrit të masave, përfitimit nga të gjithë fermerët pa tavane dhe kushtëzimi i lidhur me cilësinë është objektivi kryesor i rishikimit të skemës ku së bashku edhe me Ministrinë e Financave do ta kemi si një plan pune për fillimin e vitin 2025.

Gjatë vitin 2025 parashikohet gjithashtu një instrument tjetër financiar. Kemi filluar punën këtë vit për atë që është garancia sovrane në sistemin e mbështetjes në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të gjithë prodhimin në Shqipëri, agropërpunimi, i cili mbetet ende i nënvlerësuar në skema investimesh dhe në agroturizëm duke çliruar të paktën 7-10 mld lekë investime.

Siguria ushqimore është një prioritet i padiskutueshëm, e kjo nuk shkon vetëm me vlerat ekonomike të buxhetuara, por mbi të gjitha me ligje. Janë 3 ligje, të cilat janë të domosdoshme për t’u zbatuar jo vetëm në përafrim ligjor: ai i shëndetit të bimëve, kafshëve dhe i kontrollit zyrtar, por mbi të gjitha si një direktiv që bizneset duhet t’a aplikojnë më bizneset e tyre për të mundësuar një përafrim për investime të cilat do të jenë të gjitha të gjurmuara në një sistem të ndërtuar falë edhe mbështetjes s BE-së.

E së fundmi, një minutë për sistemin e ujitje-kullimit, është ndoshta sistemi më i rëndësishëm që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështet me të paktën 2.9 mld lekë apo 13% më shumë fonde se një vit më parë.

  • Rehabilitimi 100% i sipërfaqes së ujitshme për 360 mijë ha është objektiv për mandatin e katërt të qeverisjes.
  • Mbrojtja nga përmbytjet dhe ndërtimi i rreth 15 km argjinaturë për mbrojtje nga përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonave të banuara
  • Në Hidrovore, rikonstruksionin e 4 hidrovoreve është tashmë një fakt
  • Në kullim, përmirësohet funksionimi i kolektorëve kullues të hidrovorit të Darzesës dhe kolektorit Roskovec.

Sigurisht, ne kemi një objektiv të rëndësishëm për të realizuar mbështetje të sistemit të ujitje-kullimit dhe është e rëndësishmë që këtë t’a bëjmë me mbështetje buxhetore falë edhe shumë mbështetjeve që projektet donatore po na japin në atë që është previzibilitetit në veçanti nën parashimikin e 4 digave, projekt vizibiliteti për të cilin ne do të kërkojmë shumë shpejt mbështetje buxhetore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular