BallinaAktualitet“Partia e Punës i përdori të rënët në luftë për qëllimet e...

“Partia e Punës i përdori të rënët në luftë për qëllimet e saj”- ISKK 7 kërkesa Kuvendit: Të ndryshohet statusi i dëshmorit të atdheut

spot_img
spot_img

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të riformulojë “Statusin e dëshmorit të atdheut”, si dhe të rishikojë datën e përkujtimit të tyre.

Gazeta “Panorama” mëson se në një rekomandim dërguar kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe kreut të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, theksohet se kërkuesit shkencorë të ISKK-së kanë gjetur dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë se regjimi komunist e përdori konceptin e dëshmorit të atdheut si një instrument propagandistik për interesa politike të tij dhe jo në bazë të kontributit.

“Këto dokumente – vendime, ligje, udhëzime, dëshmojnë se si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH) i përdori të rënët në luftë për qëllimet e saj, duke e ideologjizuar konceptin e dëshmorit”, thuhet në prezantimin e këtij raporti, e cila sjell të dhëna lidhur edhe me përcaktimet që i janë bërë me ligje të ndryshme të asaj kohe si fjalës “dëshmor” ashtu edhe fjalës “tradhtar”.

KU BAZOHET ISKK?

Vetë qeveria shqiptare ka pranuar që prej vitit 2006 se numri i dëshmorëve të atdheut nuk është ai i pretenduar nga regjimi komunist. Madje, edhe kryeministri Rama, në një debat dy ditë më parë me historianë, ku u prezantua një botim shkencor ku pretendohet të njihet vetëm shifra prej 7200 dëshmorësh, ka pohuar se janë të gjitha mundësitë e një rishikimi historik mbi këtë çështje.

“Dëshmorët e shpallur me vendime të institucioneve të regjimit komunist janë dëshmorë ideologjikë, që u përdorën nga regjimi komunist për interesat e tij politike. Ata përfaqësonin njërën anë të konfliktit civil që u zhvillua në Shqipëri në periudhën 1943-1944”, thuhet në një nga rekomandimet në raportin e ISKK dërguar Kuvendit.

Në rekomandim, kërkohet edhe rishikimi i datës së përkujtimit të dëshmorëve, pasi në këtë datë nuk mund të ketë një nderim edhe për ata që u vranë si pasojë e asaj që tashmë historianët e kanë konsideruar si “luftë civile”. Lidhur me numrin e ta vrarëve gjatë asaj që tashmë njihet si “Lufta civile”, ISKK sjellë në vëmendje identifikimin e viktimave të regjimit komunist botimin e Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, ku numërohen 2254 të vrarë si pasojë e këtij konflikti civil mes forcave partizane dhe forcave nacionaliste.

“Vazhdimi i kësaj procedure, kur një pjese të popullsisë i duhet të nderojë vrasësit e 2254 familjarëve të tyre është një procedurë reminishente e diktaturës që nuk i bën asnjë nder Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ndihmon në mbylljen e plagëve të së shkuarës dhe pajtimit kombëtar”, thuhet në rekomandimin e ISKK drejtuar Kuvendit. Lidhur me këtë proces ISKK shprehet se të mbeturit të fuqi të ligjit me statusin e dëshmorit është rrjedhojë e mungesës së një ligji lustracioni në Shqipëri.

REKOMANDIMET E ISKK DREJTUAR KUVENDIT

  • Të abrogojë Ligjin nr. 109/2018, “Për statusin e dëshmorit të atdheut”.
  • Të hartojë një ligj të ri të pastruar nga fryma ideologjike komuniste në konsultim me ekspertët shkencorë të ISKK dhe institucione të tjera studimore.
  • Në ligjin e ri sanksionet që statusi i dëshmorit jepet vetëm për persona që bëjnë sakrificën sublime duke qenë ligjërisht të vendosur në shërbim të atdheut.
  • Të ndryshojë datën e përkujtimit të dëshmorëve me një datë të përcaktuar jo mbi kritere ideologjike (kjo dhe si detyrim që buron nga rekomandimi në pikën 8 të rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri,” 30.10.2006).
  • T’u japë të njëjtin status të gjithë të vrarëve në periudhën 8 nëntor 1941-29 nëntor 1944, të cilët nuk kanë qenë juridikisht në shërbim të shtetit shqiptar.
  • T’u njohë statusin e dëshmorit të gjithë të vrarëve nga komunistët (ose formacione të tjera të armatosura) në periudhën 8 nëntor 1941-29 nëntor 1944, të cilët kanë qenë ligjërisht të ngarkuar në shërbim të institucioneve shtetërore, civile ose ushtarake.
  • Të caktojë një datë përkujtimore për të rënët në luftën civile.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular