BallinaLifestyle“U ndamë me paqe”- Historia me Era Istrefin, ish-partneri flet për kontratën...

“U ndamë me paqe”- Historia me Era Istrefin, ish-partneri flet për kontratën mes tyre: Më ofroi 20% të fitimeve

spot_img
spot_img

Ish-menaxheri i këngëtares së njohur Era Istrefi, Faton Shoshi, ka ndarë për herë të parë detaje mbi përfundimin e bashkëpunimit mes tyre, duke theksuar se ndarja ka qenë e qetë dhe pa asnjë konflikt.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Shoshi ka sqaruar se marrëdhënia mes tyre ka përfunduar në mënyrë miqësore dhe profesionale. Sipas tij, Era Istrefi i ka ofruar Shoshit 20% të fitimeve nga këngët e përbashkëta si shenjë vlerësimi për punën e tij, një propozim që ai e ka refuzuar.

“Era më ofroi 20% të fitimeve përjetësisht, duke më thënë: ‘Unë e vlerësoj punën tënde dhe nuk e harroj kurrë.’ Madje, deshi ta formalizonte edhe me kontratë, por unë vendosa ta refuzoj, sepse u ndjeva i drejtë dhe i ndershëm në vendimin tim,” shprehet Shoshi.

Gjatë intervistës, ai e ka cilësuar këngëtaren si një artiste të përkushtuar dhe autentike, duke theksuar se Era gjithmonë ka pasur si prioritet cilësinë artistike dhe jo thjesht suksesin komercial: “Era gjithmonë kërkon të gjejë veten në muzikën e saj, pa u fokusuar vetëm te klikimet apo fama.”

Por Shoshi, zgjodhi që të komentonte për Erën vetëm si artiste, duke zgjedhur që mos të qëndronte edhe tek historia e dashurisë që të dy kishin së bashku, kujtojmë që vite më parë, biznesmeni Faton Shoshi dhe Era Istrefi ishin ndër dyshet më të famshme të kohës.

Në çdo event, ata shfaqen së bashku, duke na zbuluar se lidhja e tyre nuk ishte vetëm për punë, por edhe për një raport sentimental që çifti kishte së bashku. Megjithatë, pas kaq shumë vitesh, Shoshi në intervistat e tij, flet vetëm për punën që të dy kanë ndarë vite më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular