Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që të zotohen të mos krijojnë monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan. Përndryshe, ai i ka paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind.
“Kërkojmë që ato vende të angazhohen që mos të krijojnë një monedhë të re BRICS dhe as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose do të përballen me tarifa 100 për qind dhe do t’u duhet të presin t’u thonë lamtumirë shitjeve në ekonominë e madhe amerikane”, shkroi Trump në Truth Social.
Më tej ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që BRICS ta zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare.
BRICS përbëhet nga grupi i pesë ekonomive – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ai gjithashtu bashkon Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.