VIDEO/Fuqizim sektorit turistik, nevojë për kapital human – Nikolin Jaka: Me paga 1500 euro, kthehen emigrantët

0
125

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend. Sipas strategjisë të prezantuar për turizmin 2024-2030, Shqipëria do të ndahet në gjashtë rajone, por sfidë mbetet sigurimi i krahut të punës.

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i turistëve të huaj që po vizitojnë qytetet muzeale si Gjirokastra e Berati si dhe zonat malore në veri të vendit.

Vetëm gjatë muajit tetor, vendin tonë e vizituan 9 % më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Por, operatorët turistike vazhdojnë të ndeshen me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore, kjo për shkak të emigracionit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka ka thënë për SCAN TV, se pavarësisht disa takimeve me shumë vende për të siguruar kapital human, duket se edhe 2025 do të sjellë problem.

Jaka thekson se duhet të jetë vetë biznesi që duhet të marrë masa për të siguruar kushte dhe paga të favorshme për punonjësit.

Aktualisht, turizmi në vend ka nevojë për rreth 15 mijë punonjës. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit tetor, Shqipëria u vizitua nga rreth 762 mijë vizitorë të huaj.