BallinaAktualitetJa parashikimi i motit për këtë të diel. Temperaturat do ta zbresin...

Ja parashikimi i motit për këtë të diel. Temperaturat do ta zbresin disa gradë nën zero! Në zonat malore priten reshje dëbore!

spot_img
spot_img

Kjo e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurta lokale deri në orët e  vona të mbrëmjes së ditës së diel, kryesisht të përqëndruara në pjesën lindore të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Alpe dhe relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në lartësinë mbi 600-800 metër.

Era do të fryjë nga kuadrat i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa në lugina, në relievet e larta malore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 13-22m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.

Ndërsa temperaturat në disa zona do të zbresin disa gradë nën zero.

Prezencë e mjegullës së dendur lokale/mjegullinës në orët e mëngjesit/mbrëmjes dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular