Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një thirrje për të gjithë diplomatët dhe profesionistët e rinjtë marrëdhënieve ndërkombëtare që të aplikojnë për të qenë pjesë e misionit të Shqipërisë në Bruksel.
Kreu i qeverisë ka publikuar një videomesazh të Adea Pirdenit, zv.kryenegociatore me BE, e cila thotë se Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për këta profesionistë brenda apo jashtë vendit.
Përfaqësia jonë në Bruksel -thote kryeministri- do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama.