Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të futbollistit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.
Kujtojmë që si gjyqtari Doveri, ashtu edhe lojtarëve te të dy skuadrave u panë në lot, ndërsa Bove u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.