Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minutat e parë të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A. Pak minuta pas fillimit të saj, sfida është ndërprerë për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë.
Gjyqtari kishte anuluar një gol të Interit në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës zikaltër arsyen pse. Bove po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.
Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot, ndërsa kërkohej me urgjencë ndihma e stafit mjekësor.
Lojtari i transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve.
FIORENTINA-INTER 0-0
MOMENTI I NDERPRERJES SE NDESHJES PAS KOLAPSIT TE EDOARDO BOVE (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
FIORENTINA (4-2-3-1): De Gea; Dodo, Komuzo, Ranieri, Gosens; Kataldi, Adli; Kolpani, Beltran, Bove; Ken.
Trajner: Rafaele Paladino
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi