BallinaEkonomiBllokohen llogaritë e mijëra bizneseve në Tiranë, bashkia sqaron situatën e pazakontë:...

Bllokohen llogaritë e mijëra bizneseve në Tiranë, bashkia sqaron situatën e pazakontë: Ja çfarë ka ndodhur

spot_img
spot_img

Mijëra biznese në kryeqytet janë përballur me një situatë të paqartë, duke u përfshirë në penalitete, kamatvonesa madje dhe bllokim të llogarive bankare, nga ana e bashkisë Tiranë.

Bizneset thonë se nuk janë informuar në kohë për detyrimet shtesë, të rillogarituara nga bashkia. Për rrjedhojë shumë prej tyre kanë marrë penalitete dhe më pas bllokim të llogarive bankare pasi rezultojnë debitorë.

Erla Menaj përfaqësuese e taksave dhe tarifave vendore në bashki, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE sqaroi se pse ka ardhur kjo situatë. Sipas saj bashkia ka njoftuar në të gjitha kanalet zyrtare tatimpaguesit për detyrimet shtesë.

“Në total janë 30 mijë tatim pagues të cilëve iu rillogarit taksa e pronës që paguajnë, si pasojë e rishikimit të çmimeve të referecnës në mesin e vitit 2023. Rillogaritjen e detyrimeve ne e kemi njoftuar në kanalet tona zyrtare, mediat sociale. Përvec rrugës tonë tradicionale me postë, njoftimet që kanë qenë të aksesueshme edhe në portalin E-Albania. Nga ky total taitmpaguesish më shumë se gjysma e tyre e kanë paguar detyrimin shtesë në kohë, pa marrë penalitete dhe masa shtrënguese. Por do t’i bëja apel bizneseve të deklarojnë saktë adresat e tyre të biznesit që të informohen në kohë mbi detrimet”, sqaroi Menaj.

Por ku ka çaluar komunikimi mes bashkisë dhe tatimpaguesve dhe a ka gjasa që të rishikon penalitetet?

“Nga ana jonë nuk ka ceduar ky komunikim, pasi fakti që shumica e biznese kanë paguar në kohë detyrimet tregon se informacioni është shpërndarë. Shmangia e penaliteteve ndodh vetëm kur pagohen në kohë detyrimet. Megjithatë në bashki ka një komision apelimi në të cilin secili mund të përcjellë ankesën e tij”, tha Menaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular