BallinaPolitikeJa 2 amendamentet që do të depozitojë Berisha, pas rikthimit në Kuvend

Ja 2 amendamentet që do të depozitojë Berisha, pas rikthimit në Kuvend

spot_img
spot_img

Rikthimi i Sali Berishës në Kuvend gati një vit nga arresti shtëpiak duket se do të jetë i furishëm që seancën e parë. 

Mësohet se kryetari i PD do depozitojë personalisht dy amendamentet për buxhetin e shtetit 2025. 

Kryedemokrati do të dorëzojë dy amendamente, të cilat sikurse e përcakton rregullorja prezantohen nga deputeti propozues. 

I pari ka të bëjë me Pezullimin e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë. 

Amendamenti i dytë ka të bëjë me ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. Këto amendamente, përfshihen në mesin e 34 amendamentesh të tjera të propozuara nga PD. PD ka deklaruar se krye-amendament ka atë për përcaktimin e minimumit jetik, por edhe më shumë mbështetje për pensionistët, shëndetësinë e arsimin. 

Amendamendamentet që pritet të propozojë Berisha:

1. Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve. 

PD kishte depozituar në Kuvend në total 20 amendamente shtesë për Buxhetin 2025, i cili këtë javë që u mbyll kaloi edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave nen për nen, ku u miratuan shtesa për 21 institucione, në bllok për ato të Drejtësisë së re, me vlerë mbi 2,3 mld lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular