50-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një lokal, në Ndroq, dyshohet të jetë Alfred Dedja.
Mësohet se Dedja është qëlluar brenda një lokali në Ndroq. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge.
Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.