Publikohet foto e Alfred Dedjas, 50-vjeçarit, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Ndroq.
Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç (në foto), kunati i Altin Hajrit.
Altin Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.
Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.
Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.