BallinaAktualitetDosja e Suel Çelës/Shemsi Prençi: Politikanë dhe prokurorë të SPAK, të përfshirë....

Dosja e Suel Çelës/Shemsi Prençi: Politikanë dhe prokurorë të SPAK, të përfshirë. Tenderat e pastrimit të qyteteve i jepeshin kësaj organizate 

spot_img
spot_img

Shemsi Prençi, ish-drejtues policie tha se në përgjimet e dekriptuara të Sky kanë dalë dhe politikanë dhe për këtë arsye ka veçime të fraksioneve të dosjes së Suel Çelës.

Sipas Prençit, të gjithë tenderat e pastrimit të qyteteve të qarkut të Ebasanit i jepeshin organizatës së Suel Çelës.

Nuk besoj të jetë me 260 faqe. 260 janë për publikun dhe mediat, dosja ka më shumë faqe. Dosja e procedimit penal perceptohet ndryshe nga persona të ndryshëm.

Fakti që SPAK e ka klasifikuar organizatë kriminale do të thotë që nuk është me më shumë se 260 faqe.

Ka veçime të fraksioneve të dosjes ku ka dhe politikanë që kanë dalë në dekriptimin e platformës Sky, sipas meje.

Kreu i SPAK dhe personat që e kanë servirur para gazetarëve kanë thënë që kjo është një dosje që vazhdon. Nuk është 260 faqe se janë 21 urdhër arreste. Pritet që do të ketë vazhdimësi dhe goditje të personave të mbërthyer me pushtet, me korrupsion me nënshtrime të pashoqe në kuptimin e shfrytëzimit të shtetit, qeverisë dhe pushtetit vendor.

Që të mbijetojë një organizatë kriminale është e domosdoshme që ë ketë një mbështetje politike. Fakti që në Sky kanë dalë personalitet të larta të shtetit që kanë komunikuar. Kanë vënë në dispozicion, kanë ofruar favore për grupin e Suel Çelës. Çela nëpërmjet këtyre pushtetarëve ka garantuar emërime. Kjo organizatë ka një platformë të qartë të botës së krimit.

Në materialin e Prokurorisë ka materiale të tjera që flasin për vënien në dispozicion të organizatës së drejtuar nga Çela duke filluar nga gjykatës, prokurorë, policie, politikanë që i donin për vota. Ka kryetarë bashkish që jepnin tendera për pastrimin e qyteteve. Të gjitha bashkitë e rajonit të Elbasanit ia jepnin tenderit e pastrimit të qyteteve organizatës së Çelës pavarësisht se kush ishte biznesmeni. Rezulton që ishte ortak dhe vjehrri i një kryetari bashkie siç ishte ai në Berat.

Prençi tha se në dosjen Çela janë të përfshirë dhe prokurorë të SPAK.

SPAK ka shkuar deri në brez në goditjen e personave të implikuar në këtë organizatë. Nuk është ngritur lart për të komunikuar akuzat për prokurorë të përfshirë, madje dhe për prokurorë të SPAK-ut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular