BallinaAktualitetEMRI/Vetëhidhet nga kati i 4-t i pallatit BALERINI i njohur shqiptar, si...

EMRI/Vetëhidhet nga kati i 4-t i pallatit BALERINI i njohur shqiptar, si është gjendja e tij shëndetësore

spot_img
spot_img

Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon në Tiranë. Sipas policisë ai ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Eno Birko për shumë vite ka qenë pjesë e skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe pas një operacioni për të hernies diskale kaloi një periudhë të errët të jetës së tij. Operacioni do ta largonte nga rolet si solist i parë dhe duartrokitjet e publikut, duke e çuar drejt alkoolit dhe izolimit nga bota.

“Ndodhi që unë lashë të zhvillohej një problem shëndetësor që e kisha aty prej vitesh, që 18 vjeç apo më herët. Ndieja vazhdimisht dhimbje në këmbë, por në kohët e para nuk i kushtoja rëndësi, derisa situata u përkeqësua. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha hernie diskale dhe se duhej t’i nënshtrohesha operacionit.

Si fillim nuk e konsiderova kaq serioze këtë gjë, vazhdova baletin derisa sforcimi e dhimbja po ndiheshin gjithmonë e më shumë. Erdhi koha që vendosa të operohem dhe këtu nisi largimi që askush, as unë, nuk e menduam se do të zgjaste për aq shumë vite”, tha ai në një intervistë më herët  teksa u pyet për largimin nga puna.

Birko e cilësoi këtë periudhë si ëndrrën më të keqe të jetës se tij, por në një intervistë së realizuar më 2016, balerini tregoi se ia doli të dilte nga gjendja e depresionit dhe të rikthehej në skenë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular