Sot në Kuvend, gjatë diskutimeve mbi amendamentin për vendosjen e minimumit jetik të propozuar nga deputetë të opozitës, theksova se politika jonë fokusohet te integrimi i forcës aktive të punës në tregun e punës, me qëllim thyerjen e ciklit të varfërisë.
Ndaj sot flasim me rezultate konkrete: dyfishimi i pagës minimale, nga 200 euro në 400 euro, rritja e punësimit dhe rritja e pagave ne sektorin publik.
Politikat si Bebi Bonus, subvencionimi i sigurimeve për nënat e papuna, financimin për vendosjen e protezës së gjirit te pacientët pas mamektomisë si dhe të parukes për gratë në terapi, e mbështetja për qendrat komunitare që ju vinë në ndihmë shtresave më të ndjeshme.
Do të vijojmë me investimet në kantieret e shëndetësisë, si në Spitali n Rajonal i Korçe dhe rikonstruksione në Fier, Shkodër, Pogradec, Lushnje, Berat, Peqin, Përmet, Vlorë dhe QSUNT
Synimi ynë është i qartë: t’i japim çdo qytetari mundësinë për të marrë shërbim cilësor dhe mbështetje. Kjo është rruga jonë dhe do të vazhdojmë ta ndjekim me vendosmëri.