BallinaPolitikeNdërtimi i Hec të Fierzës/Propozohet amendament 5 miliardë lekë për shpronësimin e...

Ndërtimi i Hec të Fierzës/Propozohet amendament 5 miliardë lekë për shpronësimin e banorëve

spot_img
spot_img

Nga Flamur Hoxha Deputet i PD
Sot në Parlamentin Shqiptar së bashku me kolegun tim deputetin e Qarkut Kukës zotin Isuf Çelaj i propozuam Kuvendit miratimin e një amendamenti ku kërkojmë që të përfshihet në Buxhetin e vitit 2025 fondi i kontigjencës prej 5 miliard lek (50 milion euro), për t’u shpërndarë si kompensim financiar banorëve, pronat e të cilëve janë përmbytur në vitin 1975 nga ndërtimi i Hec të Fierzës.

Prej vitesh mbetja pa zgjidhje e qindra familjeve të Qarkut Kukes me mos kompesim të tokave e trojeve te permbytura nga liqeni i Fierzës që prodhon prej gjysem shekulli miliarda euro për gjithë vendin dhe eksporton në rajon energji elektrike.

Ky fond kontigjence prej 50 milion euro duhet të rialokohet nga fondet e dedikuara për shpenzime operative të luksit të qeverisjes qëndrore si dhe nga shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit!

Është detyrim i qeverisë ndaj banoreve të Qarkut Kukës dhe një e drejtë legjitime që ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular