BallinaAktualitetShemsi Prençi: Institucionet ligjzbatuese i kanë hapur rrugë organizatave kriminale t’i pastrojnë...

Shemsi Prençi: Institucionet ligjzbatuese i kanë hapur rrugë organizatave kriminale t’i pastrojnë paratë nëpërmjet lojërave të fatit 

spot_img
spot_img

Shemsi Prençi, ish-drejtues policie tha se institucionet ligjzbatuese i kanë hapur rrugë organizatave kriminale t’i pastrojnë paratë në fushën e ndërtimit dhe në fushën e lojërave të fatit.

Prençi tha se vetë Dumani kohë më parë ka pranuar që institucione ligjzbatuese nuk përcjellin në organin e SPAK procedime që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, krimin e organizuar.

Çështja e lojërave të fatit është një lojë që ka pas plasur në publik. Mbajmë mend kur ish bosit të lojërave të fatit, përfaqësues të qeverisë, kryeministri e kërcënoi duke i thënë ta dimë targën. Ka pasur një tratativë nga njerëz me pushtet kur i kërkuan mbretit të lojërave ta ndanin këtë pushtet pothuajse gjysmë për gjysmë sepse ish-mreti dispononte një sasi të madhe lekësh. I referohem Martinajt.

Kur nuk pranoi ai të bashkëpunonte u bë tratativa për t’u mbyllur lojërat e fatit.

Lojërat e fatit nuk janë mbyllur asnjëherë në Shqipëri. Bixhozi, llotot nuk janë mbyllur kurrë sepse kanë funksionuar online dhe të dhënat janë se prej 7 vitesh funksionojnë online dhe llogaritë i kryesojnë disa familje qeveritare.

Këto lloj lojërash e kanë inkriminuar së tepërmi qeverinë shqiptare që asnjëherë nuk e përballi dot luftën për ta çuar deri në fund, për të gjithë, për pushtetarët dhe jo pushtetarët. Ato u munduan t’i kanalizojnë më disa kazino jashtë Tirane, por kurrë nuk u legjitimuan dhe nuk u licencuan. Të merret vesh nga të gjithë shqiptarët kush i ka lojërat e fatit, si merret një licencë për lojërat e fatit, sa lokale lejohen të hapen, sa nëndarje lejohen.

Duke iu referuar që lojërat e fatit në Shqipëri, ndërtimet tingëllojnë si një amnisti fiskale që në heshtje përkundjet mosdëshirës së FMN dhe opozitës shqiptare dhe duke paralizuar disa institucione ligjzbatuese, duke filluar nga Policia e Shtetit, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare në Ministrinë e Financave, tani quhet agjencia e informacionit të krimit financiar. Dhe SPAK ka deklaruar që disa institucione ligjzbatuese nuk përcjellin në organin e SPAK procedime që kanë të bëjnë me pastrimin e parave, krimin e organizuar. Është e vështirë që me disa drejtues institucionesh për të çuar çështje deri në fund. Do të thotë që de facto Shqipëria është lavatriçe parash, sipas tentativa që u mundua qeveria ta bëjë me ligj, e ka bërë de facto, duke paralizuar institucionet ligjzbatuese dhe duke i hapur rrugë organizatave kriminale t’i pastrojnë paratë në fushën e ndërtimit dhe në fushën e lojërave të fatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular