BallinaPolitikeSot votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet pas 11 muajsh në...

Sot votohet buxheti i vitit 2025, Berisha rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend, ç’do të ndodhë

spot_img
spot_img

Në Kuvend, ditën e sotme priten diskutime të gjata për shkak se kalon për votim buxheti i vitit 2025 prej 8.2 mld eurosh, më i madhi në histori.

Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, tashmë buxheti do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij.

Ndërkohë, 11 amendamente janë depozituar nga Partia e Lirisë, përmes së cilave kërkohet një shtesë në buxhet me rreth 45 mld lekë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular