Mështetësja e PD dhe e familjes Berisha, Adriana Kalaja, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, ka sulmuar edhe vetë Amerikën.
Sipas saj, Amerika është një vend bordello dhe i orgjive.
“Ne sot vijmë këtu, që nga 5 prilli, ndaj një banditi që quhet Erion Veliaj, por edhe ndaj atyre banditëve që mbrojnë Erion Velinë.
Dua t’ju them dy gjëra që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ju e patë se si Amerika, e quajtur bordello dhe orgji, e shpalli non grata zotin Berisha, familjarisht. A është shpallur non grata një grua e lartë si Liri Berisha? Vetëm Amerika e bordellove të djathtit të Biden bën këtë gjë.
Amerika e mafiozes Yuri Kim dhe Blinken e bëri këtë gjë, ndërkohë kriminelët e tjerë, nga Tom Doshi etj., i shpallën individualisht non grata. Këtu duhet të shikoni se kush është qëllimi i rrjetit antishqiptar dhe mafioz për Shqipërinë, për opozitën shqiptare, për Partinë Demokratike.
Ata nuk e kishin më Sali Berishën, ata e kishin me ju, me ne. Sali Berisha e kishte zënë rrugën, ndaj ju sullen Sali Berishës. Thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e lartë, dhe kjo është Liri Berisha”, tha ajo.