BallinaAktualitetAkuzat e SPAK/Reagon Dogjani: Sulm politik sepse kam denoncuar grabitjen e pronës...

Akuzat e SPAK/Reagon Dogjani: Sulm politik sepse kam denoncuar grabitjen e pronës publike

spot_img
spot_img

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, pasi SPAK e mori të pandehur për veprën penale të deklarimi të rremë të pasurisë, dhe dosjen e tij e ka kaluar për gjykim, ka reaguar gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së duke e cilësuar sulm politik.

‘’Duke të falënderuar doktor, unë desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim, ta bëj transparent edhe me ju, që pavarësisht se e keni marrë vesh nga media, është më mirë të informoheni edhe nga ana ime për një ndjekje penale politike, të drejtuar politikisht ndaj meje, nga Edi Rama dhe qeveria e tij, ndaj meje, pasi unë në mënyrë të vazhdueshme kam denoncuar në parlament në media, kudo që kam qenë, korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie.

Shkuarja ime në SPAK është bërë për këtë qëllim, bëhet fjalë për një shtëpi ku unë jetoj me tre kalamajtë e mi, që prej vitit 2006.

Pra bëhet fjalë për një vepër penale, mosdeklarimi i pasurisë, pra për shtëpinë time që jetoj prej 20 vitesh në Tiranë, bashkë me kalamajtë.

SPAK në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës, qeverisë së tij, korrupsionin me miliarda, me grabitjen e pronës publike, me portin e Durrësit, siç u tha këtu, apo me këta deputetët që kanë marrë pronat publike dhe janë në SPAK, menjëherë ndaj meje vetëm se jam deputet i opozitës fillojnë një procedim dhe o burra ta çojmë në SPAK, pa asnjë lloj prove në kundërshtim me çdo procedurë.

Sepse unë doktor kam denoncuar grabitjen e pronës publike në mes të kryeqytetit, përpara pallatit tonë që është grabitur nga ky ndërtues, i cili është dirigjuar nga Rama e Veliaj për të bërë një kallëzim në SPAK.

Shtëpia ime, është me dokument përpara noterit dhe me një kontratë, e një deklaratë të lëshuar nga ky ndërtues se si është përfituar shtëpia ime, për shkak të shërbimeve.

Pas 20 vitesh meqë kam kërkuar interpelancë me Ramën, pikërisht për këtë pronë, duke qenë se kam kërkuar dhe denoncuar në SPAK dhe në prokurori, këtë person, duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS e kanë dirigjuar që të bëjë një kallëzim ndaj meje, për mosdeklarim pasurie.

Pra është thjeshtë një sulm politik ndaj deputetëve të opozitës dhe ndaj meje me qëllim që të bëjë pis opozitën, se ne jemi të gjithë njëlloj dhe meqë jemi të gjithë njëlloj.

Dhe meqenëse jemi të gjithë njëlloj, dhe vjedh Edi Rama, më mirë nga mbani ne.

Ne nuk jemi hajduta, SPAK duhet të merret me ata që vjedhin, me ata që grabisin pronën publike.

SPAK thotë se unë merrem edhe në mënyrën proaktive, unë e denoncoj në parlament se ka grabitur pronën dhe vetë kadastra e anullon vendimin e legalizimit se ishte vjedhur prona publike, këta menjëherë pa prova ta çojmë në SPAK.

Pra, ky nuk është një sulm vetëm ndaj meje, është një sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës, ndaj çdo njeriu që guxon të ngrejë zërin ndaj krimeve dhe korrupsionit të kësaj qeverie.

Mua personalisht më motivon më shumë dhe do të vazhdoj të bëj, të denoncoj çdo ditë dhe nuk më frikësojnë dot, as Edi Rama dhe askush, për shkak të ngritjes së zërit.

Duhet të bëjmë të gjithë të njëjtën gjë, që SPAK, drejtësia të merret me provën, me ligjin dhe jo të dirigjohet dhe të mos marrë urdhra politikë nga Rama’’, tha Asllan Dogjani në grupin e PD.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular