Gjatë fjalës me gazetarët jashtë parlamentit, kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta për oligarkët pranë Edi Ramës të cilët kanë marrë bazat detare dhe kinkretisht ato në Sarandë. Berisha në përgjigjen e tij tha se këto koncesione do të anulohen pa përjashtim. Pas kësaj gazetaria Meta këmbënguli për bazën e Sarandës,(I është dhënë Shefqet Kastratit dhe Artan Dulakut dhe është sekuestruar nga SPAK dhe GJKKO), si dhe i kërkoi kreut të PD që të thotë emrat e oligarkëve të cilëve Rama u ka dhënë bazat ushtarake. Por edhe pas kësaj këmbëngulje Berisha ka bërë “memecin”, duke thënë se emrat do ti përmend kur të bëjnë gjëra shumë të rënda!
‘Anulim i të gjithave pa asnjë diskutim dhe rikthim i ushtrisë me radhë.
Ato prishen pa asnjë lloj vështirësie. Ato janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe ato nuk mund të jepen kurrë.
Edi Rama për të justifikuar veten, tani deklaroi se pronat e ushtrisë do kthehen për turizëm.
Po kush e bëri Bajramin, Haramin president? Ato prona e bënë. Sepse firmosi pa pyetur Presidentin e Republikës, që nuk mund të firmoste kurrë.
Presidenti i Republikës në Kushtetutë është kryekomandanti i ushtrisë, dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes të Forcave të Armatosura, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë në një pjesë, Durrësi ka qenë, pra janë të caktuara ato.
Ky, tani këto të gjitha do t’i marrë dhe të ndërtojë.
Nuk mund të bëhet kurrë vetëm për ta, është vetë aksioner…
…Qëndrimi i PD është kategorik kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.
Në raport me oligarkët, kjo parti ka qeverisur në 8 vite. Le të thoni një oligark çfarë ka përfituar nga qeveria. Thoni një përfitim të vetëm, absolutisht asnjë.
Unë denoncoj me emra kur i kap në vepra të rënda, por unë po them që do anulohet sepse ata i kanë marrë përmes Edi Ramës.
Unë e deklaroj publikisht, çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet ushtrisë.
Ai plan përhapje është studiuar nga një kompani shumë e mirë amerikane, e kontraktuar ka mundësi dhe e paguar nga Pentagoni si kompani për të bërë planin e përhapjes së Forcave tona të Armatosura në kuadër të NATO-s.
Ndaj dhe unë nuk do ngurroj kurrë.
Ja unë do denoncoj pas pak orësh një oligark për batërdinë që ka bërë te Kodra e Diellit’, theksoi gjatë fjalës së tij me median, kreu i PD-së, Sali Berisha.