BallinaEkonomiBuxheti 2025, Dorjan Teliti: Nuk i shërben ekonomisë, propozuam amendamente që…

Buxheti 2025, Dorjan Teliti: Nuk i shërben ekonomisë, propozuam amendamente që…

spot_img
spot_img

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2025, që u miratua nga Kuvendi me 75 vota pro dhe 24 kundër. Gjatë seancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, që u konsideruan si populiste nga mazhoranca socialiste. Ministri i Financave tha se nëse do të pranoheshin amendamentet e opozitës buxheti do të kthehej në një “buxhet piramidal”.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD,  Dorian Teliti, tha se nuk ka asnjëherë buxhete alternative, por ka programe alternative.

Teliti tha se buxhetet janë ekskluzivitet i mazhorancës, sikundër minoranca ka ekskluzivitet të paraqenë propozimet për ndryshimet. Ai tha se sot thuhet se ky është buxheti më i madh historik dhe përmendet shifra 8.2 mld euro, por problemi është se si do të shpërndahet ky fond.

“Fakti është se ky është një buxhet nuk i shërben as ekonomisë, nuk flet fare për hapjen e vendeve të punës, braktis fermerin, nënfinancon arsimin dhe shëndetësinë, nuk flet fare për rritjen ekonomike gjithpërfshirëse. Kemi një fryrje të shpenzimeve të administratës”, tha Teliti.

Ai tha se kjo opozitë ka bërë propozime me këmbë në tokë. “Ne kërkuam që fondi për ish të përndjekurit politikë nga 14 mln euro të rritej në 42 mln euro në mënyrë që për 5-6 vjet të shlyhej ky detyrim”, tha Teliti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular