BallinaEkonomi"Buxheti 2025 për Bujqësinë, më i larti në historinë ekonomike", Denaj: Subvencione...

“Buxheti 2025 për Bujqësinë, më i larti në historinë ekonomike”, Denaj: Subvencione të drejtpërdrejta për fermerët

spot_img
spot_img

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se, “buxheti 2025, është më i larti në historinë ekonomike shqiptare”.

Sipas Denajt, buxheti 2025 me një shifër prej 822,7 miliardë lekësh, mbështet me prioritet sektorë të rëndësishëm për arritjen e vizionit, “Shqipëria 2030” në BE.

Ministrja u ndal në financimin që adreson buxheti i vitit 2025 në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ajo tha se, buxheti 2025 është më i larti ndër vite, që ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët dhe zgjerimin e investimeve në sektorë prioritarë të bujqësisë.

“Me një vlerë prej 14.7 miliardë lekësh, Buxheti 2025 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, më i larti ndër vite, ka në fokus subvencionet e drejtpërdrejta për fermerët, investimet në infrastrukturë ujitje-kullim dhe mbrojtje nga përmbytjet, dhe sigurinë ushqimore”, deklaroi Denaj.

Ndërkohë sot, në seancën plenare të Kuvendit shqyrtohet nen për nen buxheti i shtetit për vitin 2025.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular