Bardhyl Rraci, mjeku nga Kosova është shpallur në Britani si kirurgu oral më i mirë për vitin 2024.
Rraci shpreh ndjesitë e tij për çmimin e fituar dhe se si nisi të behej pjesë në këtë garë.
“Kjo ishte përtej ëndrrave më të çmendura. Më së shumti kam përmendur njerëzit të cilët kanë kontribuar deri tek ky çmim sepse ndonjëherë jemi të prirur të mendojmë vetëm për veten, por në fakt ne jemi produkt i shumë gjeneratave. Kur jemi përzgjedhur për në finale, nuk e kam bërë të madhesi fakt pasi më dukej e pamundur”, tha mjeku Rraci, i ftuar me këtë rast, në emisionin ‘People’ në Euronews Albania
Ai shprehet se ka mësuar shumë vonë për aplikimet në këtë garë, por si një person me 17 vite punë, mendonte se mund të përmbushte kriteret e garës.
“Për tu bërë pjesë e kësaj gare kam mësuar shumë vonë lidhur me të. Kur kam parë disa kritere kam menduar që mund të aplikoj. Unë punoj më shumë se 17 vite dhe kam një feed-back 5.0 nga klientët për shkak të përkushtimit që kam për një shërbim sa më të mirë. Ky është një ndër faktorët kyç”, thekson mjeku nga Kosova.
Bardhyl Rraci shpreh kënaqësinë e tij duke thënë se: Gjithcka ishte e organizur shumë mirë në Britani. Trofeun e mora nga një profesoreshë që vjen prej një ndër Universiteteve më të mira në botë sa i përket fushës së stomatologjisë.