BallinaUncategorizedKreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve: Shqipëria ka potencial të...

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve: Shqipëria ka potencial të tërheqë më shumë investime nga SHBA

spot_img
spot_img

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve, i ftuar në emisionin Open në News24, ndau historinë e tij personale me Shqipërinë dhe perspektivën e tij për zhvillimin ekonomik të vendit.

Van Cleve tha se e zbuloi Shqipërinë në vitin 1991, gjatë një vizite 6-javore të organizuar nga një aktivitet jo fitimprurës i kishës. Ai përshkroi vendin si mikpritës dhe plot mundësi, një ndjesi që e bindi të qëndronte më gjatë.

“Shqiptarët janë kuriozë, këmbëngulës dhe të gatshëm për të arritur gjëra të mëdha,” tha ai, duke vlerësuar gjithashtu suksesin e emigrantëve shqiptarë që filluan nga zero jashtë vendit.

Si kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve zbuloi se u zgjodh pjesërisht me kërkesën e ambasadës amerikane, për shkak të eksperiencës së tij në biznes dhe aftësisë për të kuptuar të dyja palët.

Megjithatë, ai shprehu shqetësim që Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e pestë ose të gjashtë si investitorë në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka potencial për të tërhequr më shumë investime amerikane.

“Ka shumë mundësi për bashkëpunim,” theksoi Van Cleve, duke bërë thirrje për hapa më të mëdhenj drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Kam ardhur në vitin 1991, nga të huajt e parë që kanë ardhur pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Kam ardhur në një vizitë 6-javore, në një aktivitet jo fitimprurës të kishës. Gjeta një vend në tranzicion me njerëz shumë të mirë dhe mendova pse mos të rri këtu më shumë.
Shqiptarët janë shumë mikpritës, janë kuriozë dhe kanë gatishmëri e këmbëngulje për të arritur gjërat. Një pjesë ia kanë dalë në emigrim duke shkuar pa asgjë në xhep.
Unë kam marrë pozicionin me kërkesën e ambasadës amerikane në një farë mënyre. Kisha një periudhë që isha përfshirë në biznes për disa vite. Thanë që kanë nevojë për një amerikan që kupton të dyja palët. Unë e pranova të kandidoja, edhe pse isha i dyzuar në fillim.
Shikoj se ka shumë mundësi për të pasur bashkëpunim, por shikoj se është pak gjynah që në renditjen e investitorëve në Shqipëri, Amerika është në vendin e pestë ose të gjashtë, kur duhet të jetë më lart. Duhet të thithim më shumë investime nga SHBA në Shqipëri”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular