Ikja nga jeta para kohe e Arben Tafajt ishte nje dhimbje e madhe per te gjithe ata qe e kane njohur ose jo. Nje prej bashkepunetoreve me te afert Agron Duka ndihet tronditur per ngjarjen dhe ne keto momente të vështira, bashkohet dhimbjes së familjes dhe lutet që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Statusi i kreut te PAA Agron Dukes
Lamtumirë, mik i shtrenjtë!
Lamtumirë, Arben Tafaj!
Miku, kolegu dhe njeriu i mrekullueshëm Arben Tafaj na la papritur, duke na tronditur thellë të gjithëve.
Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.
Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj.
Në këtë moment të vështirë, ne i bashkohemi dhimbjes së tyre dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Lamtumirë, mik i shtrenjtë!