BallinaSocialeMinistrja Koçiu: Mbi 4.200 viktima të dhunës kanë përfituar nga shërbimet e...

Ministrja Koçiu: Mbi 4.200 viktima të dhunës kanë përfituar nga shërbimet e specializuara gjatë 2024-ës

spot_img
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se në kuadër të Fushatës Kombëtare të 16 ditëve të aktivizmit me moto “Asnjë Justifikim: Bashkë Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”, duhet të vijojmë angazhimin e përbashkët për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.
Në aktivitetin me temë: “Dhuna me bazë gjinore në hapësirën digjitale”, ku merrte pjesë zv.kryeministrja Belinda Balluku, përfaqësues nga Këshilli i Europës, të ambasadës së Suedisë dhe Zvicrës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, ministrja Koçiu u shpreh se ndonëse hapësirat digjitale, ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për të shkëmbyer eksperienca dhe ide, fatkeqësisht shpesh herë shndërrohen në arena të bullizmit dhe fyerjeve ku gratë e vajzat janë ato të cilat preken mësë shumti.
“Në Shqipëri, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, kemi vendosur dhe po ndërmarrim masa të forta për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, përfshirë ato të mundësuara nga teknologjia. Me shumë rëndësi në këtë luftë të rëndësishme është forcimi dhe zgjerimi i mekanizmave të koordinuar të referimit në të 61 bashkitë e vendit”, theksoi ministrja.
Koçiu shtoi se këto mekanizma mbështesin viktimat me ndihmë juridike, mbështetje psiko-sociale, shërbime shëndetësor, strehim të sigurt, formim profesional dhe ndërmjetësim për punësim, në mënyrë të menjëhershme dhe në mënyrë të qëndrueshme.
“Kemi ngritur një tërësi shërbimesh të specializuara. Sot numërojmë 40 të tilla duke nisur nga strehëzat e emergjencës, nga këshillimet, nga referimet dhe qendrat e trajtimeve të dedikuara për viktimat e dhunës, por ndërkohë edhe për fëmijët dhe familjet e viktimave të dhunës. Janë mbi 4.200 viktima të dhunës që kanë përfituar nga këto shërbime gjatë 2024-s. Në bashkëpunim me partnerët tanë, kemi përforcuar programet tona të ndërgjegjësimit dhe gjithashtu, po punojmë për të mishëruar rekomandimet e progres-raportit dhe për të përafruar më tej kuadrin tonë ligjor me direktivat e BE”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular