BallinaEkonomiOSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4...

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH – Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes

spot_img
spot_img

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln euro që synon të marrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke “kaluar rishikimin përfundimtar”, nga “në fazë hulumtimi” që ishte deri më tani. Ndërkohë që, aprovimi pritet të bëhet në datën 15 janar 2025, ndonëse fillimisht parashikohej tetori i këtij viti.

Huaja me garanci shtetërore do të përdoret për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve eksistuese me garanci shtetërore, që OSHEE ka lidhur me bankat e nivelit të dytë për shkak te nevojave emergjente për likuiditet dhe të cilat kërkojnë rinovim vjetor. Këto kredi janë marrë për të financuar importet e energjisë elektrike gjatë krizës energjetike në vend.

Sipas BERZH, projekti do të mundësojë ristrukturimin e bilancit të OSHEE-së, duke i dhënë shoqërisë një kontroll më të mirë mbi situatën e saj financiare, dhe, në mënyrë indirekte, mundësinë e financimit të shpenzimeve të rëndësishme kapitale të gjelbërta.

Ndërkohë që, investimi i BERZH-it do të kushtëzohet nga një program i dakordësuar reformash, që pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin, menaxhimin dhe eficiencën operacionale të OSHEE-së dhe, rrjedhimisht, sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri.

Reformat që duhet të ndërmarrë OSHEE përfshijnë amendimin e Kodit Shqiptar të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmirësimin e planifikimit afatgjatë të investimeve në rrjet për të mbështetur depërtimin e Burimeve te Rinovueshme të Energjise; krijimin e një Këshilli për Aftësimin në Sektorin e Energjisë për të identifikuar nevojat teknike të tregut dhe për të lehtësuar dialogun ndërmjet bizneseve, qeverisë dhe insititucioneve arsimore; si dhe mbështetja e krijimit të një Akademie Trajnimesh në OSHEE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular