BallinaPolitike“PD duhej të reformohej”, Açka e thotë hapur: Ka marrëveshje nën tavolinë...

“PD duhej të reformohej”, Açka e thotë hapur: Ka marrëveshje nën tavolinë me Edi Ramën

spot_img
spot_img

Deputetja Flutura Açka në emisionin “Opinion” në News24 tha se baza e Partisë Demokratike nuk është e bashkuar. Madje ajo tha se ajo është e copëzuar.

Partia Demokratike nuk është e bashkuar, flas për bazën e PD-së. Është shumë e copëzuar. Problemi është ndarja që ka ndodhur, që të bashkosh një gjë, duhet të shkosh te burimi i ndarjes. Megjithë epizmin e rikthimit të Sali Berishës, kjo nuk dha rezultat në bazën e PD-së.

Njerëzit janë çberishizuar, Berisha duhet të shohë situatën me qetësi, të bëjë kalkulime të qarta”, tha Açka.

Ajo tha se hyri në politikë si njeri idealist dhe do të dalë prej saj si idealiste. Deputetja u shpreh se tashmë njerëzit janë ndarë në skalionet e tyre dhe duket e pamundur, nuk ka një dritë jeshile, që mund të arrihet një bashkim real.

Shpresoj për një reformim të opozitës shqiptare, kam shpresuar që do të reformohej. Mendoj se ka një marrëveshje nën tavolinë me Edi Ramën, i cili synon të shkatërrojë opozitën. Për shkak të pazareve iu dha Edi Ramës mundësia që të shkojë në zgjedhje me 12 mandate të fituara në tavolinë dhe ky është një faj, nuk ëhstë gabim. Ata që e kanë bërë këtë faj duhet të largohen”, tha Açka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular