Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku është pritur nga shefi i ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të takimit të tij me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa.
Presidenti i ri i organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Gjithashtu në Bruksel sot ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.