BallinaAktualitet"Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve!". E Ngarkuara me Punë...

“Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve!”. E Ngarkuara me Punë e SHBA: Ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm. Amerika do të qëndrojë me ju në këtë rrugëtim

spot_img

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VonHorn, gjatë një aktiviteti në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo u shpreh se ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm që “punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”.

Ndër të tjera tha se Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK.

Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, jo vetëm e SPAK. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush në këtë rrugëtim”, tha ajo.

Duke u ndalur te AMP, VanHorn tha se puna e këtij institucioni është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Puna e AMP është kritike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk mund ta bëjë këtë e vetme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular