BallinaKronikeTenton të hapë derën e marketit, por… Arrestohet “skifteri” në Tiranë, 32...

Tenton të hapë derën e marketit, por… Arrestohet “skifteri” në Tiranë, 32 vjeçari grabiti shuma parash në 16 biznese

spot_img
spot_img

Policia ka vendosur në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se grabiti 16 biznese në kryeqytet.

Në një nga pamjet shihet i riu që tenton të hapë me forcë derën e një marketi, por pasi nuk arrin do të futet brenda largohet.

32-vjeçari me iniciale E. Gj., banues në Tiranë, ka rezultuar autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Cases”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 16 raste vjedhjesh, në disa biznese të ndryshme. Arrestohet një 32-vjeçar, autor i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në subjekte të ndryshme, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cases”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas është autor i 16 rasteve të vjedhjes së shumave të parave në disa biznese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular