BallinaBotaA po përçahet AfD-ja? DW: Partia e ekstremit të djathtë planifikon të...

A po përçahet AfD-ja? DW: Partia e ekstremit të djathtë planifikon të krijojë një organizatë të re rinore, “Junge Alternative” është bërë tepër radikale

spot_img

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) planifikon të krijojë një organizatë të re rinore. Organizata e tyre “Junge Alternative” është bërë tepër radikale.

“Junge Alternative” (JA, në shqip Alternativa e Re), organizata rinore eAlternativës për Gjermaninë (AfD), është prej kohësh nën vëzhgimin e shërbimit gjerman për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. Por kjo nuk është arsyeja e vërtetë pse partia AfD dëshiron të themelojë organizatën e saj të re rinore dhe të ndahet nga JA e tanishme.

Faqja kryesore e internetit e JA përmban sloganin “Rinia në Rezistencë”, ndërsa në sfond është një video e redaktuar e një proteste të JA, nga një pushim ku një person shihet duke bërë me dorën lartë përshëndetjen e Hitlerit.

Një vështrim i shkurtër në programin e JA zbulon ngjashmëri tematike me partinë mëmë AfD, por JA shfaqet herë pas here me slogane më radikale si: “Njerëzit tanë në radhë të parë në Instagram, promovojnë “riemigrimin” – jo si një “plan sekret, por si një premtim”. Ndërkohë që me datën 31 tetor ata kanë publikuar edhe parulla me “urimet”: “Gëzuar Ditën e riemigrimit”.

Junge Alternative refuzon “LGBTQ/absurditetin gjinor”, “refuzon migrimin masiv” dhe “regjimin e koronës”. Në paswordin e tyre ata kanë fjalën “populli gjerman” në faqen e tyre të internetit.

JA “cënon dinjitetin njerëzor”

Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e ka klasifikuar Junge Alternative në kategorinë “e djathta ekstreme e konfirmuar”. Kjo bën të mundur monitorimin e organizatës duke përdorur metoda sekrete.

Kundër kësaj, si JA ashtu edhe AfD janë ankuar në Gjykatën Administrative në Këln, por pa sukses. Në shkurt, Gjykata arriti në përfundimin se JA është një “organizatë ekstremiste”. Gjykata konsideron se JA mbron “një përkufizim të njerëzve të bazuar në origjinën etnike”, ku migrantët “nënçmohen dhe kështu privohen nga dinjiteti njerëzor” – paprekshmëria dhe mbrojtja e të cilëve është parashikuar me Kushtetën gjermane.

Lidhja më e fortë e të rinjve me 

Edhe pse AfD arriti të fitojë votat e votuesve të rinj në zgjedhjet e fundit, kjo parti beson se për shkak të JA situata bëhet tepër e rrezikshme. Ndonëse kryetarja e AfD-së, Alice Weidel, në një intervistë për ARD, deklaroi se vendimi për krijimin e një organizate të re rinore nuk ka asnjë lidhje me mbikëqyrjen e Shërbimit të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues, duket se partia dëshiron më shumë ndikim tek rinia e saj, veçanërisht përpara zgjedhjeve të parakoshme që priten në shkurt.

AfD ka frikë se mungesa e ndikimit në organizatën e saj rinore mund të bëhet problem. Aq më tepër që gjithnjë e më shumë zëra kërkojnë ndalimin e AfD-së. Ndërsa Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës vazhdon të mbledhë prova për ekstremizmin e AfD si parti në përgjithësi.

Aktualisht, Junge Alternative është një grup i pavarur ligjërisht me statutin, programin dhe anëtarësinë e saj. Aleanca e ardhshme e të rinjve duhet të jetë pjesë e AfD. Përparësia e këtij modeli, sipas Weidel, është se partia mund të ndikojë në anëtarët e organizatës përmes rregullave të arbitrazhit, gjë që tani nuk është e mundur. Gjithashtu është planifikuar që çdo anëtar i organizatës rinore të bëhet automatikisht anëtar i AfD-së. Aktualisht, vetëm gjysma e 2.400 anëtarëve të JA-së i përkasin partisë AfD.

Dennis Hohloch thotë se vendimi për riorganizimin e talenteve të rinj nuk ka të bëjë fare me vlerësimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, se JA është ekstremiste e djathtë. Ai ka hartuar një kërkesë me shkrim për riorganizim me urdhër të komitetit ekzekutiv të AfD-së. Ai thotë se këtu “bëhet fjalë për mundësimin e rritjes së partisë dhe organizatës rinore së bashku”. “Për mua është e rëndësishme që në të ardhmen të kemi një organizatë rinore funksionale”, pohon ai.

Ndryshimet në janar?

Dominik Schumacher nga Shoqata Federale për Konsulencë Mobile, e cila merret me çështjet e ekstremizmit të krahut të djathtë, beson se partia dëshiron të dobësojë presionin ndaj saj. “Kjo lëvizje tregon se partia ka frikë nga ndalimi dhe dëshiron të parandalojë zhvillimin e ngjarjeve. Problemi nuk është vetëm JA – problemi është vetë AfD”.

AfD planifikon të krijojë një organizatë të re rinore përpara zgjedhjeve federale, që kërkon një shumicë prej dy të tretave të votave në kongresin e partisë në janar për të ndryshuar statutet e partisë. Një nga modelet parashikon që çdo anëtar partie nën moshën 36 vjeç të bëhet automatikisht anëtar i organizatës së të rinjve./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular