Nga Imeldi Sokoli
Me qenë se ky projekt po sjell “egzaltimin” e zakonshëm të parafushatës në rradhët e deputetëve të PS Qarku Shkodër i ftoj ata (aq sa kan mbet pa shku në SPAK) për të verifiku projektin i cili pritet të zbatohet tashmë në Bahçallek.
Së pari ky projekt është llogaritur që në buxhetin e vitit 2024 që të fillojë këtë vit ndërkohë që këtë vit janë mbaruar vetëm procedurat e tenderimit që do të thotë që fillimi i punimeve është me vonesë dhe nuk është ndonjë risi që ky projekt do të fillojë punimet.
Së dyti sa i përket aspektit teknik të projektit, zgjidhja teknike qe i jepet është që aksi ekzistues të zgjerohet me 4 korsi dhe me trafik-ndarëse në mes. Kjo zgjdhje teknike zakonisht jepet për akse rrugore që janë jashtë qendrave të banuara ku dy anët e rrugës nuk kanë ndonjë lidhje funksionale ndërmjet tyre. Kushdo që e ka projektuar këtë aks e trajton lagjen e Bahçallekut si lagje jasht qytetit të Shkodrës dhe si e tillë kjo lagje do të ndahet në mes nga rruga e cila do funksionojë si barrierë aksesi ndërmjet dy anëve të lagjes. Ndërtimi i këtij aksi me trafikndarëse në mes së pari lejon rritjen e shpejtësisë së levizjes në një zonë urbane e cila nuk është zgjidhje e duhur duke qënë që kjo rrit mundësinë për aksidente.
Kjo zgjidhje teknike do të rrisë në mënyrë artificiale trafikun sepse krijon detyrim lëvizjeje nga njëri kah deri në rrethrrotullimin përkatës për të marrë drejtimin drejtimin e dëshiruar nga makina. Kjo zgjidhje teknike nuk është një zgjidhje sistemike për trafikun e hyrjes së shkodrës dhe problemit të trafikut i shton edhe nje hinkë tjetër trafiku (rrethrrotullimit të Bërdicës) përveç hinkës ekzistuese (rrethrrotullimit të Kishës së Zonjës).
Po a ka leje ndërtimi ky projekt sepse me lejen e ndërtimit duhet të fillojnë dhe procedurat për shpronësime kryesisht në anën perendimore të rrugës dhe a janë zhvilluar konsulta me komunitetin sepse në dijeninë time komuniteti as nuk ka dijeni për llojin e projektit që do zbatohet.
Pse bashkia si institucioni rregullator për problemin e tafikut nuk e konsulton këtë projekt me ekspertët që po zhvillojnë Planin e Levizshmërisë, një projekt i tille bie kryekëput ndesh me parimet e lëvizshmërisë që plani duhet të ketë.
Zgjidhja teknike e dhënë është një zgjidhje kundër koncepteve të kohës për lëvizshmërinë e qendrueshme ku ofrohet zgjidhje e integruar për levizjen me biçikleta, levizjen me makina dhe hapsirat publike përgjatë rrugës. Më këtë projekt hyrja reale e qytetit të Shkodrës humb mundësinë për të qënë një hyjre dinjitoze dhe për të patur një projekt të integruar me interesat e zhvillimit që ka vetë qyteti.
Po si duhet të jetë aks rrugor?! Ky aks rrugor duhet të kishte trajtën e një bulevardi që integron të gjitha mënyrat e lëvishmërisë (jo vetëm lëvizjen me makina) me interesin ekonomik lokal (i cili nuk merret në konsideratë) apo dhe nxit zhvillimin e akseve tërthore të këtij aksi që bëjnë lidhjen me ballinën ujorë të Drinit, projekt cili mund të jetë e ardhmja e zonës. Shembuj si duhet të jetë shfaqen në fotot 3,4,5,6 dhe 7.
Foto.1 Planimetria e projektit teknik që do zbatohet
Foto.2 Prerje e projektit që do të zbatohet
Gzuar me mënyrën shkel e shko të projektimit…