BallinaBotaMiliarda droge, kriptovaluta dhe spiunazh/Shërbimi britanik zbërthen rrjetin rus

Miliarda droge, kriptovaluta dhe spiunazh/Shërbimi britanik zbërthen rrjetin rus

spot_img

Një skemë shumë miliarda dollarë e pastrimit të parave që ishte krijuar nga bandat në Mbretërinë e Bashkuar është zbuluar nga Agjencia Kombëtare e Krimit. Zbulimi i rrjetit rusisht-folës të angazhuar në tregun e trafikut të drogës nëpër rrugët e këtij vendi konsiderohet nga autoritetet si suksesi më i madh kundër pastrimit të parave në një dekadë. Rrjeti me qendër në Moskë merrte para të pista nga bandat e krimit dhe me anë të një tarife i ka lejuar ata t’i këmbejnë me kriptovaluta të pagjurmueshme. BBC shkruan se rrjeti është përdorur edhe nga shteti rus për financimin e spiunazhit.

Ai shtrihet në 30 vende dhe deri tani janë arrestuar 84 persona, 71 prej të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ministri i Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dan Jarvis tha se operacioni “ekspozoi kleptokratë rusë, bandat e drogës dhe kriminelë kibernetikë, të gjithë mbështeteshin në fluksin e parave të pista”. Të mërkurën, Thesari i Shteteve të Bashkuara sanksionoi figurat kryesore në krye të rrjetit.

NCA A split image, with Ekaterina Zhdanova on the ski slopes, winking at the camera, on the left, and bundles of cash on the right

Ekaterina Zhdanova që konsiderohet si drejtuesja e një rrjeti kriptomonedhash me bazë në Moskë të quajtur “Smart” është identifikuar në qendër të operacionit. Ajo ishte sanksionuar më parë nga autoritetet amerikane në nëntor 2023 për gjoja lëvizjen e parave për elitat ruse. Rrjeti i madh dhe i komplikuar u pikas gjatë izolimit të pandemisë së vitit 2021, kur bandat e drogës në të gjithë Evropën po përpiqeshin të zhvendosnin grumbujt e parave nga shitjet në rrugë, në ekonominë legjitime.

Kjo e bëri më të vështirë për ta blerjen e më shumë malli, siç është kokaina nga Amerika e Jugut. NCA thotë se dy rrjete të kriptomonedhave me bazë në Moskë, të njohura si Smart dhe TGR, ofruan një zgjidhje. Të dy zotëronin grumbuj të mëdhenj kriptomonedhash të siguruara nga sulemt ransomëare. Kjo është një formë zhvatjeje në internet, në të cilën një bandë paralizon sistemet kompjuterike të një organizate derisa ajo të paguajë një tarifë për të rimarrë kontrollin.

TGR dhe Smart kishin siguruar shumë fitime nga këto sulme dhe arritën një marrëveshje me rrjetet britanike të drogës, duke u dhënë atyre një mënyrë pothuajse të menjëhershme për të kthyer paratë e pista të rrugës në mënyra të përdorshme. Për këtë rrjeti i drejtuar nga Rusia merrte një komision. Ata pastronin paratë në banka dhe duke i futur nëpër biznese në dukje të ligjshme si firmat e ndërtimit në Mbretërinë e bashkuar dhe gjetkë ose duke përdorur “mushka” për t’i dërguar me bagazhe në Dubai.

Kështu Smart dhe TGR po imitonin një bankë legjitime, duke marrë një tarifë të vogël për sigurimin e një rrjeti për të lëvizur para nga një vend në tjetrin. E dhëna e parë erdhi kur policia ndaloi Faëad Saiedi, një korrier të fitimeve të drogës, në vitin 2021. Ai mbante 250 mijë £ në makinën e tij. Më vonë ai pranoi se kishte koordinuar lëvizjet për 15.6 milionë £ para të pista. Për këtë ai u burgos për më shumë se 4 vjet. Kur NCA gërmoi më thellë, zbuloi se ai kishte punuar për Ekaterina Zhdanova, drejtuese e shërbimit të këmbimit të kriptomonedhave “Smart” në Moskë.

NCA George Rossi and Elena Chirkinyan

NCA më pas zbuloi një model identik në të gjithë vendin me lidhje midis njerëzve të përfshirë në tregtinë e drogës dhe atyre të përfshirë në kripto. Ata panë gjithashtu lidhje të mëtejshme me kartelin famëkeq të drogës Kinahan që e ka origjinën në Dublin dhe një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Një tjetër rrjet korrierësh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar drejtohej nga Semen Kuksov, djali i një ekzekutivi rus të naftës. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij mblodhën më shumë se 12 milionë paund para droge në vetëm 10 javë për t’i shkëmbyer me monedha virtuale. Shkurtin e kaluar, ai u burgos për gati 6 vjet. Deri më tani, NCA dhe partnerët e saj kanë sekuestruar 20 milionë £. Shumica dërrmuese e arrestimeve dhe akuzave deri më tani janë të korrierëve si Saiedi dhe Kuksov.

NCA Bundles of cash recovered by the NCA

Sanksionet amerikane të së mërkurës janë faza e fundit në ekspozimin e rrjetit, duke synuar njerëzit në krye. Zyra amerikane e Kontrollit të Pasurive të Huaja tha se kishte sanksionuar kreun e TGR, shtetasin ukrainas të lindur në Rusi, George Rossi, i njohur gjithashtu si Georgy, dhe emrin e dytë në komandim, Elena Chirkinyan, një shtetase ruse. Rossi e ka paraqitur veten si një biznesmen legjitim me bazë në Londër, por vendndodhja e tij është e paqartë.

NCA Mugshot portrait of Fawad Saeidi

Thesari i SHBA thotë se Ekaterina Zhdanova dhe anëtarë të tjerë të rrjetit TGR përdorën kriptovalutat dhe shërbimet financiare britanike për të transferuar 2 milionë funte në MB për të blerë prona për një shtetas rus, emri i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thonë se, në vitin 2022, shteti rus përdori shërbimet e kripto-shkëmbimit Smart dhe TGR për të lëvizur fonde për spiunazh. Më pas, në vitin 2023, NCA thotë se skema ndihmoi platformën e medias “Russia Today” të kontrolluar nga shteti, e ndaluar në MB, të transferonte para në vend për një nga operacionet e saj. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular