Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e shtetasit Gjek Prronaj, 80 vjeç, që i mori jetën.
I moshuari jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.