Buxheti për vitin e 2025 reflekton angazhimin tonë për të garantuar mbështetje për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara.
Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.
Përmes #buxhetit2025, vijojmë të përforcojmë politikën tonë të solidaritetit dhe kujdesit për çdo individ që ka nevojë për përkrahje.
Përpjekja për të integruar në të gjithë sektorët e jetës personat me aftësi ndryshe ecën paralel dhe është e pandashme nga përpjekja jonë për të ndërtuar një shoqëri europiane.