Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit 2025
Në vendim vihet re se Tiranës i është shtuar një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani.
Ndërkohë qarkut të Korçës i është hequr një mandat, duke e çuar numrin ë përfaqësuesve në 10 mandate, nga 11 që ishin në zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj, datë kjo e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ditën e djeshme.