BallinaKryesoreMandati i Olta Xhaçës/ Komisioni i Venecias shqyrton kërkesën, ja kur publikohet...

Mandati i Olta Xhaçës/ Komisioni i Venecias shqyrton kërkesën, ja kur publikohet opinioni

spot_img

Komisioni i Venecias ka miratuar sot, më 6 dhjetor, opinionin që kishte kërkuar Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me në lidhje me mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias u shqyrtua kërkesa e Kryetares së Kuvendit Spiropali nëse “Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë”.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot në Venecia dhe opinioni i miratuar do të publikohet në përputhje me rregullat dhe procedurat standarde të Komisionit të Venecias, sipas njoftimit të Kuvendit.

Në njoftimin theksohet se Kryetarja e Kuvendit do të vazhdojë të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit të dokumentit deri në publikimin zyrtar të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular