Një debat me tone të ashpra u zhvillua në rubrikën Opinion në News 24 mes gazetarit Anri Bala dhe pedagogut Shpend Gashi.
Dy të ftuarit po diskutonin, teksa në një moment përdorën edhe fjalë ofenduese ndaj njëri-tjetrit.
Duke qenë se debati mes tyre agravoi, moderatorja Ola Bruko ndërhyri për të qetësuar gjakrat. Pas disa minutash përpasje të fortë verbale, situata u vendos sërish nën kontroll.
Debati:
Shpend Gashi: Mbylle dhe kujdes.
Anri Bala: Nuk shkoj si ty zoraxhi nëpër studio.
Shpend Gashi: Po mbaron emisioni. O papagall. Jemi në këtë sistem se ka kështu njerëzish. Kujdes. Mos ndërhyj mua kur flas. Ti del me larot. Nuk merrem me vejme unë. Hipokrit.
Anri Bala: Ju kërcënoni. Këtë dini të bëni.