Nga Shpetim Axhami
Kreu i PLL
Vizitë zyrtare dhe produktive me legalistë dhe përfaqësues të tjerë të diasporës shqiptare në SHBA
Si Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), zhvillova këto ditë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pata takime të rëndësishme me strukturat e PLL dhe grupe të ndryshme të diasporës shqiptare.
Së pari, dua të falënderoj Kryetarin aktual të PLL në SHBA, z. Hakik Mena, dhe të gjithë kryesinë e partisë: z. Ndrec Gjergji, Ahmet Hoti, Tomor Selmani, Adnan Ramadani, Sokol Kupi, Rasim Sina, Xhevdet Thaçi dhe shumë legalistë të tjerë për mikpritjen dhe punën e tyre të palodhur në SHBA.
Kjo vizitë u organizua si pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku diaspora shqiptare, për herë të parë, do të shprehë vullnetin e saj nëpërmjet votës nga vendet ku jeton.
Në qendër të vizitës ishte edhe takimi me strukturat zogiste-mbretërore të PLL, trashëgimtarët e familjeve nacionalisto-zogiste të larguara pas vendosjes së diktaturës komuniste në vitin 1944, si dhe me emigrantët që u larguan nga Shqipëria pas viteve ’90. Vizita përkoi gjithashtu me 100-vjetorin e “Triumfit të Legalitetit” (24 dhjetor 1924) dhe 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që këtë vit u festua me gëzim nga legalistët dhe drejtuesit e PLL.
Pikat kryesore të takimeve:
•Diaspora shqiptare përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm për ndryshimin e Shqipërisë. Vota e diasporës do të jetë vendimtare për të ardhmen e vendit.
•Çdo emigrant shqiptar duhet të regjistrohet për të mundësuar votimin. Kjo kërkon një fushatë të gjerë informuese dhe ndërgjegjësuese.
•Si Kryetar i PLL u bëra thirrje strukturave të PLL në SHBA që të angazhohen për përfshirjen e tyre në listat e kandidimit dhe për të punuar intensivisht për rritjen e mbështetjes ndaj kandidatëve të partisë.
•U diskutua gjerësisht nevoja për informimin e diasporës mbi mënyrën e regjistrimit, votimit dhe numërimit të votave në zgjedhjet e vitit 2025, një çështje që kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm
Strukturat e PLL në diasporë mbeten të forta falë trashëgimtarëve të familjeve që u larguan pas vitit 1944 dhe emigrantëve të pas viteve ’90. Në kuadër të 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit,” PLL pata nderin të vlerësojë me dekoratë mirënjohjeje disa prej figurave më të shquara të legalalitetit ndër vite dhe në vazhdim, përfshirë:
•Salih Myftia – për rolin e tij të madh në “Triumfin e Legalitetit.” 1924 e në vazhdimsi në mbrotje të çeshtjes kombëtare.
•Abaz Kupi – Drejtues i PLL për vite me radhë në SHBA, heroi i rezistencës anti-fashiste dhe krijues i OKLL 1943.
•Nacionalistët legalistë: ndër vite në egzil Ramiz Dani, Asllan Zeneli, Rasim Sina, Enver Shaska, Idajet Bushka, Ibrahim Kulla, Xhemal Lajçi, Muharrem Xhudellari, Bardhok Ndreu, Miftar Spahia, Familja Selmani, Familja Kurti, Familja Mulosmani
Po ashtu, u vlerësuan drejtues të PLL në SHBA, pas viteve ‘90 si:
-Enver Ramadani ( rol të veçantë si nismëtar i krijimit të PLL pas viteve ‘90 në Shqipëri)
-Hakik Mena (Kryetar aktual i PLL për SHBA
-Ndrec Gjergji (Senator dhe Nënkryetar i PLL për SHBA.
Besojmë se kjo vizitë ishte tepër produktive dhe do të japë rezultate pozitive për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj!