Zbret nga makina pas aksidentit, por goditet nga një automjet tjetër. Adela Xhaferi është 27 vjeçarja shqiptare e cila humb jetën në një aksident tragjik.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme, pak pas orës 23:00.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, Adela – shqiptare, por banuese në Breshia – ishte në një makinë që drejtohej nga një bashkatdhetare e saj. Automjeti doli nga rruga për arsye që mbeten pjesë e hetimit, dhe përfundoi duke u përplasur me hekurat mbrojtëse.
E reja zbriti nga vendi i pasagjeres, pas aksidentit, dhe nga errësira e mbrëmjes, një automjet që po afrohej nuk e ka parë dhe e ka përplasur për vdekje.
Pas thirrjes së urgjencës, një ambulancë mbërriti në vendngjarje por nuk mund të bëhej asgjë për ti shpëtuar jetën. Shqiptarja tjetër që drejtonte makinën dhe drejtuesi i mjetit që goditi për vdekje Adelën mbetën të padëmtuar.