BallinaAktualitet“Më tradhtonte me shokun e ngushtë”, flet shqiptari që vrau gruan dhe...

“Më tradhtonte me shokun e ngushtë”, flet shqiptari që vrau gruan dhe i fshehu trupin për një javë

spot_img

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Burri e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmën, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë. Ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Kur përfunduan mësimin, 39-vjeçari i çoi fëmijët te vëllai i tij. Këto ditë ata qëndruan te xhaxhai.

Sot që u kthyen në banesë, babai vendosi të tregonte krimin dhe lajmëroi policinë duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe trupin e saj prej 1 jave e mbante në banesë. Në apartament mbante erë të rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular